Byrek spiral me mish

Byreku me mish është një nga ato receta që nuk zhgënjen kurrë. I bërë nga fillimi, me petë të holla dhe mbushje të shijshme, rezultati është një byrek krokant jashtë dhe i butë brenda.

Në këtë recetë do të shohësh gjithë procesin hap pas hapi, që ta përgatisësh lehtë edhe në shtëpi.


📝 Përbërësit


Për mbushjen:

  • 800 g mish i grirë viçi
  • 2 qepë të grira imët
  • Kripë dhe piper i zi sipas shijes
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri

Për brumin:

  • 1 kg miell
  • 1 lugë gjelle kripë
  • 550 ml ujë i vakët

Për lyerje:

  • 150 g gjalpë i shkrirë
  • 100 ml vaj (luledielli ose tjetër)

👨‍🍳 Përgatitja


1. Skuq mishin

Ngroh 2 lugë gjelle vaj në një tigan në zjarr mesatar.

Shto qepët e grira dhe skuqi derisa të zbuten.

Shto mishin e grirë dhe skuqe duke e përzier, derisa të marrë ngjyrë dhe të skuqet mirë.

Gjatë gatimit, copëto mishin me lugë druri që të mos mbetet në copa të mëdha.

Rregullo shijen me kripë dhe piper.

Hiqe nga zjarri dhe lëre mbushjen të ftohet.


2. Përgatit brumin

Vendos miellin, kripën dhe ujin e vakët në një enë ose në mikser.

Përziej brumin për rreth 6–7 minuta derisa të bëhet i butë dhe elastik.

Nëse është e nevojshme, shto pak ujë ose pak miell derisa të arrish konsistencën e duhur.


3. Vendose brumin në tavolin

Hidhe brumin mbi tavolinën punës të spërkatur lehtë me miell dhe formoje në një top.


4. Ndaje dhe lëre të pushoj brumi

Ndaje brumin në dy pjesë.

Pastaj ndaje në 15 copa (100-110 gr).


Formo topa dhe mbuloji me një pecetë.

Lëri të pushojnë rreth 10 minuta.


5. Përgatit përzierjen për lyerje

Shkrij gjalpin.

Shto vajin dhe përzieji bashkë.

Lëre mënjanë.


6. Hape petën

Hidh pak miell në tavolinë.

Merr një top brumi dhe hape me okllai.

Bëje rreth sa një petë e vogël (si tortilla).


7. Lyeji petët

Vendosi petët në letër për pjekje.

Vazhdo derisa t'i hapësh të gjitha.

Lyeji me përzierjen e gjalpit dhe vajit nga të dyja anët.


8. Hape petën

Vendose një petë në tavolinë.

shtrije në mes dhe fillo ta hapësh me duar.

Hape brumin nga të gjitha anët derisa të bëhet sa më e hollë që është e mundur.


9. Mbushe me mishë


Vendos mbushjen me mish në një vijë përgjatë anës së poshtme të brumit.


Rrotulloje brumin nga ana ku është mbushja derisa të bëhet si rolë.

Prit pak nga pjesa e sipërme e brumit që të mos bëhet kore e fortë.


Rrotulloje si spirale dhe vendose në tepsi të lyer me vaj.

Vazhdo njësoj derisa të mbushet tepsia (rreth 7–8 copë për tepsi).


10. Lyej byrekët

Lyeji mirë sipër me përzierjen e gjalpit dhe vajit para se t'i fusësh në furrë.


Piqi në furrë të parangrohur në 240°C për rreth 20 minuta, derisa të bëhen të artë dhe krokantë.


Lëri të pushojnë disa minuta para se t'i shërbesh.

Shërbeji të ngrohtë, sipas dëshirës me kos dhe sallatë.


Këshilla

Përdor mjaftueshëm miell në tavolinë kur hap brumin, që të mos ngjitet, por pa e tepruar.

Lyeje brumin nga të dyja anët për rezultat më të mirë. Fillimisht lyeje sipërfaqen, palose në formë gjysmëhëne, lyeje pjesën që duket, pastaj ktheje dhe lyeje edhe anën tjetër.

Kjo e bën brumin më të butë dhe më elastik dhe më lehtë hapet gjatë punës.


Share