Cheesecake me Lotus pa pjekje – recetë e thjeshtë dhe kremoze

Kjo cheesecake me Lotus pa pjekje është një nga ato receta që del gjithmonë mirë dhe nuk të zhgënjen kurrë. Është e butë, kremoze dhe me një shije të thellë karamel nga biskotat Lotus që e bën shumë të veçantë. Përgatitet shumë thjeshtë, pa furrë, dhe është perfekte kur do diçka të shpejtë por që duket dhe shijon si tortë profesionale.


Përbërësit


Baza

  • 200 g biskota Lotus
  • 80 g gjalpë, i shkrirë

Mbushja

  • 500 g djathë krem (Philadelphia natyral)
  • 2 lugë gjelle sheqer pluhur
  • 2 lugë gjelle Lotus spread
  • 300 ml krem pana
  • 3 lugë gjelle sheqer pluhur
  • 1 lugë çaji sheqer vanilje

Sipër

  • 2 lugë gjelle Lotus spread

Përgatitja


1. Përgatisni bazën

Vendosni letër pjekjeje në fund të formës për tortë.

Shtypni biskotat imët (mund t'i grini në food processor ose t'i vendosni në një qese dhe t'i shtypni me okllagi).

Përziejini me gjalpin e shkrirë derisa të krijohet një masë e njëtrajtshme.

Shtypeni mirë masën në fund të formës.

Vendoseni në frigorifer për të paktën 30 minuta që baza të forcohet.


2. Përgatisni kremin e djathit

Rrihni djathin krem (Philadelphia) së bashku me 2 lugë gjelle sheqer pluhur dhe 2 lugë gjelle Lotus spread derisa të bëhet një masë e lëmuar dhe kremoze.


Në një enë tjetër, rrih kremin pana me 3 lugë gjelle sheqer pluhur dhe vanilje derisa të bëhet i butë, por i qëndrueshëm.


Hidhe kremin pana te masa me djathë dhe përzieje ngadalë me një shpatull silikoni.

"Mos e tepro me përzierjen – duhet të mbetet e lehtë dhe e ajrosur.


3. Mbush formën


3. Hidhe kremin mbi bazën e ftohur dhe shpërndaje mirë.

Rrafsho sipërfaqen me një shpatull që të dalë sa më e sheshtë.


4. Shtresa sipër (Topping)

Shkrije Lotus Spread me kujdes (në mikrovalë ose në banjë uji)."

"Lëre të ftohet 8–10 minuta, pastaj hidhe mbi tortë dhe përhape në mënyrë të barabartë.


Vendose tortën në frigorifer për të paktën 4 orë, ose më mirë gjatë natës.


Këshilla

  • Mund ta bësh në formë 20 cm që të dalë më e lartë dhe më e bukur.
  • Mund ta bësh edhe në 22 cm – del pak më e ulët, por prap shumë e mirë.
  • Për ta prerë bukur, përdor një thikë pak të ngrohtë.
  • Është edhe më e shijshme ditën tjetër.

Share