Fondant çokollate perfekt në shtëpi (me pak përbërës)

Ky fondant çokollate është një nga ato receta që duket sikur është nga restoranti, por në fakt bëhet shumë lehtë në shtëpi. Jashtë del pak i pjekur, ndërsa brenda mbetet i butë dhe me çokollatë që rrjedh sapo e hap. Nuk duhen shumë përbërës dhe as shumë kohë, mjafton të ndjekësh hapat dhe rezultati del perfekt çdo herë. Ideale kur do diçka të shpejtë, por që duket "wow" në tavolinë.


Përbërësit:


  • 125 g gjalp
  • 150 g çokollatë
  • 125 g sheqer
  • 85 g miell
  • 1 lugë çaji sheqer vanilje
  • 4 vezë

Përgatitja


1. Shkrirja e gjalpit dhe çokollatës

Shkrije gjalpin në një tenxhere të vogël në temperaturë të ulët. Kur të jetë shkrirë, shto çokollatën e prerë në copa dhe përzieje vazhdimisht derisa të shkrihet plotësisht. Duhet të marrësh një masë të lëmuar dhe të njëtrajtshme.


2. Shto miellin dhe sheqerin

Shto sheqerin dhe sheqerin e vaniljes në masën e çokollatës së shkrirë dhe përzieji derisa të shkrihen mirë. Pastaj shto miellin dhe përzieje derisa sa masa të bëhet e njëtrajtshme dhe pa kokra.


3. Shtimi i vezëve

Shto vezët një nga një në masë, duke përzier mirë pas çdo veze. Vazhdo derisa masa të bëhet e lëmuar dhe e njëtrajtshme.


4. Përgatitja e formave

Lyji format e vogla mirë me gjalpë dhe spërkat pak kakao (ose miell), që ëmbëlsira të mos ngjitet. Shkunde lehtë që të shpërndahet njëtrajtshëm dhe hiq tepricën.



5. Mbushja e formave

Ndaje masën në format e përgatitura dhe mbushi pothuajse deri në buzë.


6. Pjekja

Vendosi format në një tepsi dhe piqi në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 10–12 minuta.


Shërbeji menjëherë sa janë ende të ngrohta, kur brenda janë të buta dhe pak të lëngshme – kështu janë më të mira.

Share