Si të bëni gjyveç në tavë me mish (recetë e lehtë)

Gjyveçi në tavë është një nga ato gatime që gjithmonë të kujton shtëpinë. Me mish të butë, perime të freskëta dhe një salcë të pasur, kjo recetë është perfekte për një drekë të ngrohtë familjare.

Përgatitet lehtë, pa shumë stres, dhe rezultati është gjithmonë i shijshëm. Pas zierjes në tenxhere, gjyveçi futet në furrë ku merr atë shijen e veçantë që e bën edhe më të mirë.


Përbërësit

• 1 kg mish viçi

• 2 patëllxhanë

• 1 kungulleshë

• 3 karrota

• 2 speca (i kuq dhe i gjelbër)

• 2 qepë mesatare

• 3 thelpinj hudhre

• 500 g domate të freskëta

• 1 kuti domate të grira (konservë)

• 3 lugë vaj ulliri

• 1 lugë spec pluhur e ëmbël

• 1 lugë Vegeta ose 1 kub supe

• 400 ml lëng mishi (ose ujë)

• Kripë

• Piper i zi

1. Përgatit mishin

Prit mishin e viçit në copa mesatare. Mos i bëj shumë të vogla, sepse gjatë gatimit të gjatë mishi mund të thahet. Copat pak më të mëdha e mbajnë mishin më të butë dhe më të lëngshme.


2. Prit perimet

Prit patëllxhanët, kungulleshën, specat dhe karrotat në copa mesatare. Qepët i presim në copa sipas dëshirës, ndërsa hudhrën e grijmë imët.

Nuk është e nevojshme të jenë perfekte, por mundohu t'i mbash afërsisht të njëjtën madhësi që të gatuhen njëtrajtshëm.

3. Prit domatet


Domatet e freskëta priten në copa të mëdha. Gjatë gatimit ato zbuten dhe shkrihen në salcë, duke i dhënë gjellës një shije më të pasur dhe natyrale.


4. Skuqja e mishit

Ngrohni vajin e ullirit në një tenxhere të madhe në temperaturë mesatare të lartë. Shtoni copat e mishit dhe skuqini mirë nga të gjitha anët derisa të marrin një ngjyrë të bukur kafe. Ky hap i jep gjellës më shumë shije dhe thellësi.


5. Shtimi i qepës dhe hudhrës

Pasi mishi të jetë skuqur mirë, shtoni qepën e prerë dhe hudhrën në tenxhere. Përziejini dhe lërini të zbuten për disa minuta, derisa qepa të bëhet e butë dhe të fillojë të marrë pak ngjyrë.


6. Shtimi i erëzave

Shtoni specin e kuq pluhur, Vegetën (ose kubin e supës), kripën dhe piperin e zi. Përziejini mirë që mishi dhe qepa të mbulohen njëtrajtshëm me erëza. Lërini të skuqen për 1–2 minuta që shijet të zhvillohen dhe të dalë aroma.


7. Shtimi i perimeve dhe domateve

Shtoni në tenxhere patëllxhanin, kungullin (zucchini), specat dhe karotat. Më pas shtoni domatet e freskëta dhe ato të konservuara. Përziejini mirë që të gjitha përbërësit të bashkohen dhe të fillojnë të lëshojnë lëngjet e tyre.


8. Shtimi i lëngut

Shtoni lëngun e mishit (ose ujë) në tenxhere dhe përziejeni mirë. Vendosni kapakun dhe lëreni gjellën të ziejë ngadalë në zjarr të ulët për rreth 1 orë. Kjo e bën mishin të butë dhe lejon që shijet të bashkohen më mirë.


9. Kalimi në tavë dhe pjekja në furrë

Pasi gjella të ketë zier për rreth 1 orë, kalojeni në një tavë rezistente për furrë. Shpërndani mishin, perimet dhe lëngun në mënyrë të njëtrajtshme.

Mbulojeni tavën me kapak ose letër alumini dhe vendoseni në furrë të parangrohur në 200°C. Lëreni të piqet për rreth 1 orë e 30 minuta, derisa të trashet dhe të marrë një shije edhe më të thellë.


10. Gjyveci i gatshëm

Nxirrni tavën nga furra dhe lëreni të pushojë për disa minuta para servirjes. Mishi do të jetë shumë i butë, ndërsa salca e pasur dhe plot shije.

Shërbejeni të ngrohtë, sipas dëshirës me oriz, patate ose bukë të freskët.


Këshilla

Zgjedhja e mishit:

Për këtë gjellë është më mirë të përdorni mish që është i përshtatshëm për gatim të gjatë, si pjesë nga supi, qafa apo mish për gjellë. Këto bëhen shumë të buta dhe të shijshme gjatë zierjes.

Perime të tjera:

Mund t'i përshtatni perimet sipas shijes tuaj. Perimet rrënjore si patatet, pastinaku apo selinoja shkojnë shumë mirë me këtë lloj gjelle.

Sipas shijes:

Shijen mund ta rregulloni sipas dëshirës. Mund të shtoni pak trumzë, gjethe dafine ose pak djegës për t'i dhënë një aromë tjetër gjellës.


Share