Kek çokollate i butë në tepsi – me kafe dhe salcë kosi (pavllakë)

Ky kek çokollate është një nga ato receta që del gjithmonë mirë – i butë, i lagësht dhe shumë i shijshëm. Me pak kafe dhe salcë kosi, merr një shije edhe më të mirë.


🧾 Përbërësit


👉 Për kekun:

  • 400 g gjalpë
  • 450 ml ujë
  • 60 g kakao pluhur
  • 4 vezë
  • 800 g sheqer
  • 500 g miell
  • 1 lugë çaji kripë
  • 2 lugë çaji sodë buke
  • 300 g salcë kosi (pavllakë)
  • 6 lugë gjelle kafe e fortë ose espresso

👉 Për glazurën me çokollatë:

  • 200 g gjalpë
  • 700 g sheqer pluhur
  • 60 g kakao pluhur
  • 6 lugë gjelle qumësht
  • 6 lugë gjelle kafe e fortë ose espresso

👨‍🍳 Përgatitja


1.

Shkrij gjalpin në një tenxhere të madhe në temperaturë mesatare.

Shto ujin dhe kakaon, dhe përzieji mirë derisa kakao të tretet plotësisht dhe masa të bëhet e njëtrajtshme.

Në fund, shto kafen e fortë (ose espresso), përzieje dhe hiqe tenxheren nga zjarri. Lëre përzierjen të ftohet pak para se ta shtosh te përbërësit e tjerë.


2.

Në një enë të madhe, shto vezët, sheqerin dhe salcën e kosit (pavllakun).

Përzieji mirë derisa masa të bashkohet dhe të bëhet pak më kremoze.


3.

Shto përzierjen e çokollatës (që është ftohur pak më parë) dhe vazhdo përzierjen derisa sheqeri të tretet plotësisht.


4.

Site miellin bashkë me kripën dhe sodën e bukës mbi masën.

Përzieje me kujdes derisa të krijohet një brumë i njëtrajtshëm, pa kokrra.

Mos e përziej shumë fort – mjafton vetëm sa të bashkohen përbërësit.


5.

Hidhe masën në një tepsi të shtruar me letër pjekjeje (rreth 35 × 40 cm) dhe shpërndaje njëtrajtshëm.

Mund të përdorësh edhe tepsinë standarde të furrës, që zakonisht vjen bashkë me furrën – funksionon perfekt për këtë recetë.


6.

Piqe kekun në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 30 minuta.

Kontrolloje me një thikë nëse del e pastër, keku është gati.

Lëre të ftohet në tepsi para se të shtosh glazurën.


Glazura e çokollatës

Shkrije gjalpin në një tenxhere të vogël.

Shto kafen e fortë (ose espresso) dhe qumështin. Përzieji mirë dhe hiqe nga zjarri.

Në një enë tjetër, përziej sheqerin pluhur me kakaon.

Hidhe përzierjen e ngrohtë me gjalp mbi to dhe përzieje mirë derisa të krijohet një glazurë e lëmuar dhe e trashë.


Bëj disa vrima të vogla në kekun e ftohur me një pirun.

Hidhe glazurën sipër dhe shpërndaje njëtrajtshëm në gjithë sipërfaqen.

Vrimat ndihmojnë që glazura të futet pak brenda dhe keku të bëhet edhe më i lëngshëm.


8.

Lëre kekun të qëndrojë derisa glazura të forcohet, pastaj prite në copa.

Pritet më bukur nëse përdor një thikë të mprehtë dhe e pastron pas çdo prerjeje.

Share