Kek me fara lulekuqe dhe glazurë çokollate (recetë e thjeshtë)

Një kek shumë i butë dhe i shijshëm me fara lulekuqe, i mbuluar me glazurë çokollate. Bëhet lehtë në shtëpi dhe është perfekt për kafe, mysafirë apo kur do diçka të ëmbël gjatë ditës.
📝 Përbërësit
Për kekun:
- 3 vezë
- 160 g sheqer
- 150 ml qumësht
- 150 ml vaj (vaj vegjetal)
- 150 g miell
- 1 lugë çaji sheqer vanilje
- 1 lugë çaji pluhur pjekës
- 100 g fara lulekuqe
Për glazurën:
- 150 g çokollatë
- 50 g gjalpë
- 3 lugë gjelle qumësht
- 1 lugë gjelle kafe (opsionale)
👨🍳 Përgatitja
1. Ngroh furrën në 180°C (sipër-poshtë). Lyej me vaj një tepsi (rreth 20x30 cm) dhe spërkate lehtë me pak miell.
2. Rrih vezët me sheqerin derisa të zbardhën dhe fryhen pakë.

3. Shto qumështin dhe vajin, dhe përziej pak (rreth 20 sekonda).

4. Shto miellin, sheqerin e vaniljes dhe pluhurin për pjekje (duke e situr), dhe përziej derisa masa të bëhet e njëtrajtshme pa kokrra.

5. Shto farat e lulekuqes dhe përziej lehtë derisa të shpërndahen mirë në masë.
6. Hidhe masën në një tepsi 20x30 cm dhe piqe në mes të furrës për rreth 25 minuta.

7. Provoje me një thikë – nëse del e pastër, keku është gati.
Lëre disa minuta që ta thithë mirë, kështu bëhet shumë më i butë dhe i lëngshëm.

9. Shkrij çokolladën, gjalpin, qumështin dhe (nëse dëshiron) kafen në banjë uji ose në zjarr shumë të ulët.
Përzieje derisa të bëhet një glazurë e lëmuar dhe me shkëlqim.
Hidhe mbi kekun ende të ngrohtë dhe shpërndaje njëtrajtshëm.

10. Lëre të ftohet derisa glazura të mpikset para se ta presësh dhe ta shërbesh.

💡 Këshilla
Lëre kekun të ftohet plotësisht para prerjes.
Ruaje në frigorifer deri në 3 ditë. Para servirjes mund ta nxjerrësh pak më herët që të zbutet dhe të jetë më i shijshëm.