🍮 Krem pastiçerie (krem vanilje i butë)

Kremi pastiçerie është një nga bazat më të përdorura në ëmbëlsira. Është i butë, kremoz dhe me shije të këndshme vanilje. Përdoret për torta, eklera, tartë apo edhe si mbushje për petulla dhe ëmbëlsira të tjera.
🧾 Përbërësit
- 500 ml qumësht
- 6 të verdha veze
- 80 g sheqer
- 1 bisht vanilje ose 2 lugë çaji sheqer vanilje
- 40 g niseshte misri
- 50 g gjalpë

👨🍳 Përgatitja
1.
Ngroh qumështin në një tenxhere në temperaturë mesatare, pa e lënë të vlojë.
Nëse përdor bisht vanilje, shtoje që në fillim dhe lëre të ngrohet bashkë me qumështin për aromë më të theksuar.

2.
Në një tas, përziej të verdhat e vezëve me sheqerin derisa masa të bëhet homogjene.
Nëse përdor sheqer vanilje, shtoje në këtë fazë dhe përzieje bashkë me vezët.

3.
Shto niseshten e misrit dhe përzieje mirë derisa të mos ketë kokrra dhe të tretët.

4.
Hidhe qumështin e ngrohtë gradualisht te përzierja me vezë duke përzier vazhdimisht.

5.
Ktheje përzierjen në tenxhere dhe ziej në zjarr të ulët duke përzier vazhdimisht derisa kremi të trashet.

6.
Hiqe nga zjarri dhe shto gjalpin. Përzieje derisa të shkrihet dhe kremi të bëhet i lëmuar.

7.
Hidhe në një tas dhe mbuloje me qese plastike në sipërfaqe. Lëre të ftohet plotësisht.

💡 Këshilla
- Përzieje vazhdimisht gjatë zierjës që të mos krijohen kokrra
- Mos e ziej shumë fort — kremi mund të pritet
- Qesja plastike mbi sipërfaqe ndalon krijimin e kores-tharjes sipër.