Pica të mbyllura (Calzone)

Pica të mbyllura (Calzone) është një recetë e thjeshtë dhe shumë e shijshme që mund ta përgatisësh lehtë në shtëpi, si për drekë ashtu edhe për darkë.
Me një brumë të butë dhe një mbushje të pasur brenda, kjo picë është ideale për gjithë familjen. Mund ta mbushësh sipas dëshirës – me djathë, perime ose mish.
Nëse dëshiron një shije edhe më të plotë, mund të përdorësh edhe salcë bolognese shtëpie 👇
Salcë bolognese e shpejtë – gati për 30 minuta
📝 Përbërësit
🥖 Brumi
- 1 kg miell
- 2 lugë çaji kripë
- 1 lugë gjelle maja e thatë
- 4 lugë gjelle vaj ulliri
- 550 ml ujë i vakët
🧀 Mbushja (opsionale)
- 500–600 g djathë i grirë (djathë për pica)
- Salcë mishi (opsionale – shiko recetën 👉 Salcë bolognese e shpejtë – gati për 30 minuta
- Përbërës të tjerë sipas dëshirës
👨🍳 Përgatitja
1. Përgatit brumin
Shto miellin, kripën, majanë e thatë, vajin e ullirit dhe ujin e vakët në një enë ose mikser kuzhine.
Përzieji derisa të formohet një brumë i butë dhe elastik që nuk ngjitet në enë.
Nëse brumi duket shumë i thatë ose shumë i ngjitshëm, rregulloje duke shtuar pak nga pak miell ose ujë, derisa të arrish konsistencën e duhur.
2. Fryrja e brumit
Mbuloje brumin dhe lëre të pushojë për rreth 60 minuta, ose derisa të dyfishohet në madhësi.
Vendose në një vend të ngrohtë që të fryhet më mirë.

3. Përgatit brumin
Hedh pak miell në sipërfaqen e punës dhe nxirre brumin nga ena.
Vendose mbi tavolinë dhe përgatite për ndarje.

4. Formo brumin
Rrotulloje brumin në miell që të mbulohet nga të gjitha anët dhe formoje në një top të rrumbullakët.
5. Ndaje brumin
Ndaje brumin në 6 pjesë të barabarta.

6. Formo topthat e brumit
Formo secilën pjesë në një top të rrumbullakët dhe të lëmuar.

7. Lëri të pushojnë
Mbuloji topthat e brumit dhe lëri të pushojnë për 20–25 minuta.
8. Hape brumin
Hedh pak miell në tavolinë dhe hape çdo top brumi me okllai, një nga një, në formë ovale.

9. Shto djathin
Vendos rreth 100 g djathë të grirë në mes të brumit.

10. Shto mbushjen
Vendos rreth 2–3 lugë gjelle salcë (p.sh. bolognese) mbi djathë.
Mos e tepro me mbushjen që të mbyllet lehtë brumi.

11. Mbyll calzone
Palos brumin mbi mbushjen dhe bashkoje me anën tjetër.
Shtyp mirë skajet me gishta që të mbyllet mirë dhe mbushja të mos dalë gjatë pjekjes.

12. Jepi formën calzone
Palose brumin në formë gjysmëhëne dhe ngreji pak skajet drejt mesit.
Pastaj shtypi dhe përdredhi lehtë skajet sipër, që të mbyllet mirë dhe të marrë formën klasike të calzone.

13. Vendosi në tepsi
Vendosi calzone në një tepsi me letër pjekjeje, rreth 2 copë për tepsi.
Vazhdo njësoj edhe me pjesët e tjera të brumit.
14. Lyje me vaj (opsionale)
Përziej 3–4 lugë gjelle vaj ulliri me pak rigon dhe lyeji sipër calzone.
Kjo i jep aromë shumë të mirë dhe ngjyrë të bukur gjatë pjekjes.

15. Piqi calzone
Futi në furrë të parangrohur në 240°C dhe piqi për 12–15 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë dhe krokante.

16. Lyje pas pjekjes (opsionale)
Pasi të dalin nga furra, lyeji lehtë me përzierjen e vajit dhe rigonit për një shkëlqim të bukur dhe aromë ekstra.
💡 Këshilla
• Piq maksimumi 2 calzone njëherësh për rezultat më të mirë.
• Puno me raunde: përgatit 2, futi në furrë dhe vazhdo me të tjerat ndërkohë që piqen.
• Përdor djathin që të pëlqen më shumë.
• Nëse përdor mbushje të tjera si proshutë apo perime, mund të shtosh pak salcë domatesh për më shumë shije.
• Shtyp mirë skajet që të mos futet ajër brenda – kështu calzone ruan formën më mirë.
• Mos e lër brumin shumë gjatë pasi e hap, sepse bëhet më i butë dhe më i vështirë për t'u mbyllur.
• Mos e hap brumin shumë të hollë – përndryshe mbushja del jashtë gjatë pjekjes.
• Përdor salcë bolognese të ftohtë ose në temperaturë ambienti, jo të nxehtë.
• Lyerja me vaj ulliri dhe rigon i jep shije ekstra dhe një pamje shumë të bukur.