Qofte Shtëpie – Recetë e Lehtë dhe e Shijshme

Qoftet e shtëpisë janë një nga gatimet më të dashura që s'zhgënjen kurrë. Të buta brenda, me shije të plotë dhe shumë të lehta për t'u përgatitur, janë perfekte për çdo ditë. Mund t'i shërbeni me bukë, sallatë ose garniturë sipas dëshirës – gjithmonë dalin super të mira.


📝 Përbërësit


  • 800 g mish i grirë (viçi ose miks)
  • 2 qepë, të grira imët (mundësisht në blender)
  • 2 lugë çaji kripë
  • 1 lugë çaji piper i zi
  • 1 lugë çaji spec djegës (fara)
  • 2 lugë çaji piper të kuq (spec i ëmbël)
  • 1 lugë çaji sodë buke
  • 2 lugë gjelle miell
  • 1 grusht majdanoz i freskët, i grirë

Për skuqje:

• Pak vaj ulliri


🥣 1. Përziej përbërësit


Hidh mishin e grirë, qepën dhe erëzat në një enë të madhe.

Përzieji mirë me duar derisa të bashkohen të gjitha dhe masa të bëhet e butë dhe e njëtrajtshme.



🕒 2. Lëre mishin të pushojë

Mbuloje enën me folie plastike dhe fute në frigorifer për rreth 1 orë.

Kjo e ndihmon mishin të marrë shije më mirë dhe bëhet më i lehtë për t'u formuar.

🧆 3. Formo qofte


Merr një kapak të rrumbullakët (p.sh. nga një kavanoz) dhe mbuloje me folie.

Vendos pak nga masa e mishit sipër dhe shtype lehtë me dorë derisa të marrë formë të rrumbullakët dhe të sheshtë.

Hiqe me kujdes me ndihmën e folies dhe vendose në pjatë.

Vazhdo kështu derisa të mbarojë e gjithë masa.

Kjo mënyrë e bën më të lehtë punën dhe qoftet dalin të njëjta dhe më të bukura.

Nëse do, mund t'i formosh edhe me dorë – dalin po aq të mira, thjesht forma nuk është gjithmonë njësoj.


👉 Këshillë:

Këtë përzierje mund ta përdorësh edhe për hamburgerë. Thjesht bëji pak më të mëdhenj dhe më të trashë dhe janë perfekt për grill ose tigan.

Nëse do t'i çosh në nivel tjetër, mund t'i shërbesh me bukë hamburgeri të bërë në shtëpi – e gjen recetën këtu 👇
Si të bësh bukë hamburgeri perfekte në shtëpi 


4. Skuqja e qofteve

Ngroh një tigan me pak vaj ulliri në temperaturë mesatare.

Vendos 5–6 qofte njëherësh, që të kenë hapësirë dhe të skuqen mirë nga të gjitha anët.

Lëri të piqen disa minuta nga njëra anë, derisa të marrin ngjyrë të bukur të artë, pastaj ktheji me kujdes nga ana tjetër.

Vazhdo derisa të jenë të pjekura mirë brenda dhe të kenë kore të lehtë krokante jashtë.


Pasi të jenë pjekur, mund t'i kthesh të gjitha qofte në tigan në zjarr të ulët, që të qëndrojnë të ngrohta deri në servirje.

Kjo është shumë praktike sidomos kur i skuq në disa tura.


Servimi:

Qoftet mund t'i shërbesh sipas dëshirës – shumë mirë shkojnë në pitalk me pak sallatë të freskët dhe pak kos ose salcë anash.

Janë po ashtu perfekte edhe për hamburgerë të bërë në shtëpi.

Share