Salcë bolognese e shpejtë – gati për 30 minuta

Bolognese nuk duhet gjithmonë të gatuhet gjatë për të dalë e shijshme. Kjo është një version i thjeshtë dhe i shpejtë që përgatitet brenda 30 minutave, ideal për një darkë të mirë pa shumë mundim. Kombinimi i mishit të grirë me domate, qepë dhe hudhër krijon një salcë të plotë në shije dhe shumë të këndshme.

Mund ta shërbesh me pasta, ta përdorësh për lasagna apo edhe në receta të tjera të përditshme. Një zgjidhje praktike kur do diçka të mirë dhe të shpejtë.


🧾 Përbërësit

  • 500 g mish i grirë
  • 500 g domate të freskëta ose të konservuara
  • 2 qepë mesatare
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 lugë gjelle salcë domatesh (paste domate)
  • 400 ml lëng (lëng pule, viçi ose ujë)
  • 1 lugë çaji rigon i thatë
  • 1 lugë çaji borzilok i thatë
  • 1 lugë çaji sheqer (opsionale)
  • kripë dhe piper i zi sipas shijes
  • pak vaj ulliri për skuqje

👨‍🍳 Përgatitja


1.

Ngroh pak vaj ulliri në një tigan të madh në temperaturë mesatare. Shto mishin e grirë dhe skuqe duke e përzier vazhdimisht, në mënyrë që të copëtohet mirë. Vazhdo skuqe derisa mishi të fillojë të marrë pak ngjyrë.


2.

Prit domatet në copa të vogla. Grij imët qepën dhe hudhrën. Nëse përdor domate të konservuara, mund t'i presësh lehtë ose t'i shtypësh me një lugë.


3.

Shto qepën dhe hudhrën në tigan bashkë me mishin. Skuqi për disa minuta derisa qepa të zbutet dhe të bëhet transparente. Më pas shto salcën e domates (paste domate) dhe përzieje për rreth 1 minutë që të lirojë aromën dhe shijen.


4.

Shto domatet e prera në tigan. Më pas shto lëngun dhe përzieje mirë. Rregullo shijen me rigon, borzilok, kripë, piper dhe sipas dëshirës pak sheqer.


5.

Lëre salcën të ziejë në zjarr të ulët për rreth 20 minuta me kapak. Më pas hiq kapakun dhe vazhdo ziejë edhe 10–15 minuta derisa të trashet dhe shijet të përqendrohen.


Shërbeje me pasta, në lasagne, ose hidhë siper pices.


💡 Këshilla


Përgatiti përbërësit paraprakisht

Përpara se të fillosh gatimin, përgatit dhe prej të gjitha perimet. Kjo e bën procesin më të shpejtë dhe më të organizuar.


Griji qepën dhe hudhrën sa më imët

Sa më të imta të jenë, aq më mirë përzihen në salcë dhe japin një teksturë më të njëtrajtshme.


Mos përdor shumë vaj

Mishi i grirë lëshon yndyrë gjatë gatimit, prandaj mjafton vetëm pak vaj ulliri në fillim.


Skuqe qepën bashkë me mishin

Kur qepa gatuhet së bashku me mishin, salca merr një shije më të plotë dhe më aromatike.


Pak sheqer për balancë

Nëse domatet janë pak të tharta, një majë sheqer ndihmon për të balancuar shijen.


Përdor lëng për më shumë shije

Lëngu i pulës ose i mishit i jep salcës një shije më të thellë, por edhe uji funksionon nëse nuk ke tjetër.


Pse zihet fillimisht me kapak?

Kapaku ndihmon që salca të ruajë lagështinë dhe të zhvillojë më mirë aromat gjatë gatimit.


Pse hiqet kapaku në fund?

Në fund, pa kapak, salca trashet dhe bëhet më e përqendruar në shije.


Nëse dëshiron ti hiqësh lëvozhgen e domateve

Bëj një prerje të vogël në fund të domates dhe zhyt për pak sekonda në ujë të valë, pastaj në ujë të ftohtë. Lëkura hiqet shumë lehtë.


Share