Sallatë e lehtë me kuskus

Kjo sallatë e lehtë me kuskus është perfekte për ditët e ngrohta ose si shoqëruese për çdo vakt. E shpejtë për t'u përgatitur dhe plot shije të freskëta.


Përbërësit

  • 200 g kuskus
  • 250 ml ujë i nxehtë
  • 1 kastravec
  • 1 spec i kuq
  • 1 spec i gjelbër
  • domate të vogla (cherry)
  • 2 lugë vaj ulliri
  • pak lëng limoni
  • kripë
  • piper i zi
  • majdanoz

👨‍🍳 Përgatitja:


  • Vendose kuskusin në një enë
  • Shto ujin e nxehtë dhe mbuloje
  • Lëre 5 minuta derisa të zbutet
  • Pastaj përzieje me pirun që të ndahet mirë
  • Prit kastravecin, specat dhe domatet në copa të vogla
  • Hidhi te kuskusi
  • Shto vajin e ullirit, pak lëng limoni, kripë dhe piper
  • Përzieji mirë
  • Në fund shto majdanozin


Mundesh me shtu djathë feta ose pulë nëse don diçka më të plotë

Share