Sallatë me lakër dhe karrotë (Coleslaw)

Sallata me lakër dhe karrotë (coleslaw) është një sallatë klasike dhe kremoze, shumë e freskët dhe e shijshme. Përgatitet me lakër të grirë dhe karrotë, të përziera me një salcë të butë dhe të balancuar.

Është ideale si shoqëruese për mish, burger apo ushqime të pjekura. Për shije më të mirë.


🥗 Përbërësit:


  • rreth 800 g lakër e bardhë, e grirë hollë
  • 2 karrota, të grira

🥄 Për salcën:

  • 6 lugë gjelle majonezë
  • 150 ml ajkë e thartë-pavllak (ose kos i trashë)
  • 1 lugë gjelle uthull molle ose lëng limoni
  • 1 lugë gjelle sheqer
  • 1 lugë çaji mustardë (Dijon)
  • 50 ml ujë i ftohtë
  • kripë dhe piper sipas shijes

👨‍🍳 Përgatitja:


1. Përgatit perimet

Grije lakrën hollë dhe grij karrotat. Vendosi në një tas të madh.


2. Përgatit salcën

Në një tas tjetër, përziej majonezën, ajkën, uthullën (ose lëngun e limonit), sheqerin, mustardën dhe ujin derisa të bëhet një salcë e njëtrajtshme.


3. Përziej sallatën

Hidhe salcën mbi lakrën dhe karrotat.

4. Përziej mirë

Përziej mirë derisa të gjithë përbërësit të jenë të mbuluar njëtrajtshëm me salcë.

5. Rregullo shijen

Shto kripë dhe piper sipas shijes.


6. Lëre të pushojë

Vendose sallatën në frigorifer për 15–30 minuta para servirjes që shijet të bashkohen më mirë.


Share