Tortë me karrota e butë dhe aromatike


Përbërësit


Për tortën:

  • 175 ml vaj (p.sh. vaj luledielli ose ndonjë vaj vegjetal tjetër)
  • 3 vezë
  • 200 g sheqer ngjyrë të kaft
  • 100 g sheqer të zakonshëm
  • 1 lugë çaji sheqer vanilje
  • 300 g miell
  • 2 lugë çaji pluhur për pjekje
  • 2 lugë çaji kanellë
  • ½ lugë çaji sodë buke
  • ½ lugë çaji kripë
  • 60 g arra të grira
  • 250–270 g karrota të grira

Përbërësit për kremin

  • 220 g krem djathi (Philadelphia ose mascarpone), në temperaturë ambienti
  • 60 g gjalpë, në temperaturë ambienti
  • 350 g sheqer pluhur
  • 1 lugë çaji sheqer vanilje
  • 1 lugë gjelle lëng limoni

Për dekorim

  • Arra të grira (sipas dëshirës)

Si përgatitet


1. Rrih vezët, sheqerin dhe sheqerin ngjyrë të kaft së bashku me sheqerin e vaniljes, derisa masa të bëhet e lehtë dhe paksa kremoze.

2. Shto vajin dhe përzieje mirë derisa të bashkohet me masën.

3. Shto miellin, pluhurin për pjekje, kanellën, sodën e bukës dhe kripën. Përzieji lehtë derisa të krijohet një masë e njëtrajtshme.


4. Shto karrotat e grira dhe arrat, dhe përzieji lehtë derisa të përzihen mirë me masën.


5. Ndaje masën në 2 forma rrethore për tortë (rreth 22 cm), me letër pjekjeje.


6. Pjeki në furrë të ngrohur më parë në 180°C për rreth 25–30 minuta.

Provo me një thikë – nëse del e pastër, torta është gati.

7. Lëri të ftohen në forma për rreth 10 minuta, pastaj nxirri dhe lëri të ftohen plotësisht.


Kremi i tortës

1. Rrih kremin e djathit dhe gjalpin derisa të bëhet krem i butë.

2. Shto sheqerin pluhur pak nga pak duke përzier.

3. Shto vaniljen dhe lëngun e limonit dhe përzieje derisa të bëhet krem i butë dhe i lëmuar.


Montimi i tortës

Vendos njërën petë të tortës në një pjatë.

Lyeje me rreth 1/3 e kremit dhe hape mirë sipër.

Vendos petën tjetër sipër.

Pastaj lyeje gjithë tortën me pjesën tjetër të kremit, edhe sipër edhe anash.


Sipas dëshirës, mund ta dekorosh tortën anash me arra të grira.

Share