Gjellë kineze me perime dhe mish

Gjellë kineze me mish dhe perime, e përgatitur me salcë soje dhe përbërës të freskët. Pjatë e shijshme dhe e pasur me proteina dhe vitamina, ideale për një vakt të plotë në shtëpi.


Përbërësit:
 

  • 500–600 g mish viçi (i prerë në shirita ose feta të holla)
  • ½ presh (pjesa e bardhë)
  • 2 qepë të vogla (ose 1 e madhe)
  • 3 kërpudha mesatare
  • 1 spec i kuq
  • 1 karotë e madhe
  • ½ lulelakër (e ndarë në copa të vogla)
  • ½ brokoli (i ndarë në copa të vogla)
  • 1 pako lakra fasule (bimë kineze)
  • Vaj ulliri për skuqje
  • 5–6 lugë gjelle salcë soje
  • Rreth 1 litër lëng (mishi ose pule)
  • 1 lugë gjelle niseshte

Si ta përgatisësh:


 1. Përgatit të gjitha perimet duke i prerë në copa të barabarta para se të fillosh gatimin.


2. Skuq perimet në tigan me pak vaj ulliri në temperaturë të lartë. Mos e mbush tiganin – skuqi në sasi të vogla që të marrin ngjyrë dhe të mbesin krokante.

Perimet duhet të mbesin pak të forta, jo të zbuten shumë.

Pasi të jenë gati, largoji anash dhe vazhdo me pjesën tjetër.


3. Skuq mishin në tigan të nxehtë me pak vaj ulliri. Mos e mbush tiganin – skuqi në sasi të vogla që të marrë ngjyrë të bukur dhe kore të lehtë.

Lëre të skuqet derisa të marrë ngjyrë të kaft, pa e tepruar në zierje që të mbetet i butë dhe me lëng brenda.


4. Vendose mishin e skuqur në një tenxhere të thellë. Shto lëngun (mishi ose pule) dhe salcën e sojës, dhe lëre të vlojë.

Ule temperaturën, mbuloje me kapak dhe lëre të ziejë ngadalë rreth 2 orë, derisa mishi të zbutet mirë.


5. Përziej niseshten me pak ujë të ftohtë në një gotë. Përzieje mirë derisa të tretet pa kokrra, pastaj hidhe në tenxhere.

Lëre të vlojë derisa vetëm salca të trashet.

6. Shto perimet në tenxhere dhe përzieji mirë.

Mbuloje me kapak dhe lëre të ziejë edhe pak derisa perimet të nxehen, por të mbesin pak krokante.


7. Shërbeje të nxehtë, me oriz të sapo zier anash.

Kështu merr një kombinim perfekt shijesh dhe një pjatë të plotë.


Këshilla:


Mund të përdorësh lloje të ndryshme mishi, si mish për gjellë që zbutet mirë gjatë gatimit.

Shijoje gjellën në fund dhe, nëse do më shumë shije, shto pak salcë soje.

Perimet mund t'i ndryshosh sipas asaj që ke në shtëpi. Mund të shtosh bizele, misër të vogël apo speca me ngjyra.

Për më shumë aromë, mund të shtosh hudhër, xhenxhefil ose pak djegës sipas dëshirës.

Nëse nuk ke lëng mishi, mund të përdorësh ujë me kub supe.


Share