Kadaif me krem

Kadaif me krem vanilje dhe pana është një ëmbëlsirë shumë e shijshme, me kadaif të butë, krem vanilje të trashë dhe shtresë pana sipër. Është perfekte për raste familjare, festa apo kur doni të përgatisni diçka të veçantë në shtëpi. Me pak fistikë sipër, del edhe më i mirë në shije.

Përbërësit


Për sherbetin

  • 700 ml ujë
  • 500 g sheqer
  • 2 feta limoni

Për kadaifin

  • 500 g kadaif i freskët
  • 250 g gjalpë i shkrirë

Për kremin e vaniljes


Për kremin pana

  • 500 ml krem pana
  • 100 g sheqer pluhur

Për dekor

  • 1 grusht fistikë të grirë imët

Përgatitja

1. Filloni me sherbetin. Vendosni ujin, sheqerin dhe fetat e limonit në një tenxhere dhe zieni në temperaturë mesatare. Lëreni sherbetin të ziejë lehtë për rreth 15 minuta, pastaj hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet.


2. Ndani mirë kadaifin me duar që fijet të mos ngjiten me njëra-tjetrën. Shpërndajeni në një tepsi pa e shtypur shumë. Më pas hidhni gjalpin e shkrirë në mënyrë të barabartë mbi të gjithë sipërfaqen që kadaifi të mbulohet mirë.

3. Piqeni kadaifin në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 30–35 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë.

Nxirreni tepsinë nga furra dhe kthejeni me kujdes kadaifin me një shpatull kuzhine që pjesa e poshtme të dalë sipër. Pastaj përdorni një pirun për ta hapur dhe ndarë pak kadaifin, që pjesa më e butë në mes të dalë në sipërfaqe.

Vendoseni përsëri në furrë dhe piqeni edhe rreth 10 minuta, derisa kadaifi të marrë ngjyrë të artë në mënyrë të barabartë.


4. Hidhni sherbetin e ftohur mbi kadaifin e ngrohtë dhe lëreni të thithë mirë sherbetin ndërkohë që përgatisni kremin e vaniljes.

Recetën për kremin pastiçerie mund ta gjeni edhe në blog:

🍮 Krem pastiçerie (krem vanilje i butë) 


5. Shpërndajeni kremin e ngrohtë të vaniljes në mënyrë të barabartë mbi kadaif, derisa e gjithë sipërfaqja të mbulohet mirë.
 

6. Vendosni folje plastike direkt mbi kremin e vaniljes, në mënyrë që folja të prekë sipërfaqen e kremit. Kjo ndihmon që të mos krijohet kore sipër kremit. Lëreni ëmbëlsirën të ftohet plotësisht për minimumi 3–4 orë.


7. Vendosni kremin pana dhe sheqerin pluhur në një enë, pastaj rrihini me mikser derisa të krijohet një krem i qëndrueshëm dhe i fryer.


8. Hiqeni foljen plastike nga ëmbëlsira e ftohur dhe shpërndajeni kremin pana në mënyrë të barabartë mbi kremin e vaniljes, derisa e gjithë sipërfaqja të mbulohet mirë.


9. Sipër hidhni fistikët e grirë dhe dekorojeni ëmbëlsirën sipas dëshirës para servirjes.


Ndajeni ëmbëlsirën në copa sipas dëshirës dhe shërbejeni.


💡 Këshilla


Përdorni kadaif të freskët për rezultat më të mirë dhe ndani mirë fijet para pjekjes që kadaifi të piqet njëtrajtshëm.

Sigurohuni që sherbeti të jetë ftohur para se ta hidhni mbi kadaifin e nxehtë. Kjo ndihmon që ëmbëlsira të ketë strukturën dhe shijen e duhur.

Këtë ëmbëlsirë mund ta përgatisni edhe një ditë më herët, pasi shija bëhet edhe më e mirë ditën tjetër.


Share