Supë kremoze me brokoli për çdo ditë

Një supë e ngrohtë, kremoze dhe shumë e shijshme me brokoli! Perfekte për çdo stinë dhe përgatitet fare lehtë në shtëpi.


Përbërësit


Për lëngun e perimeve

  • 1 qepë mesatare
  • 2 karota
  • 3 kërcenj selinoje
  • Bishti i 1 brokoli të madh (ose bishtat e 2 brokolive të vegjël)
  • 2 litra ujë

Për supën

  • Lulet e 1 brokoli të madh (ose 2 brokolive të vegjël)
  • 3 thelpinj hudhër, të shtypur
  • 1 copë e vogël xhenxhefil i freskët, i grirë imët
  • 1 dl pana për gatim
  • 1 lugë gjelle niseshte
  • ½ lugë çaji qimnon i bluar
  • Kripë dhe piper i zi, sipas shijes

Përgatitja e perimeve

Qëro qepën dhe karotat, pastaj pritini në copa të vogla. Edhe selinon priteni në copa.

Ndaj brokolin në lule të vogla dhe lër disa copa të vegjël mënjanë, sepse do t'i shtosh në fund që supa të ketë pak teksturë. Bishtin e brokolit mos e hidh – prite në copa dhe përdore për përgatitjen e lëngut të perimeve.


Përgatitja e lëngut të perimeve

Hidhi në një tenxhere të madhe të gjitha perimet që ke prerë për lëngun. Shto rreth 2 litra ujë dhe lëri të ziejnë në temperaturë të ulët për rreth 1 orë, derisa të zbuten plotësisht. Më pas kullo lëngun dhe ruaje, pasi do të përdoret për përgatitjen e supës.


Shto në lëngun e perimeve hudhrën e shtypur, xhenxhefilin e grirë dhe lulet e brokolit. Lëri të ziejnë në zjarr të ulët derisa brokoli të zbutet plotësisht.


Kur brokoli të jetë zier, bluaje supën me blender dore derisa të bëhet e lëmuar dhe kremoze.


Shto kripën, piperin e zi, qimnonin dhe panën për gatim. Tret niseshten në pak ujë të ftohtë, pastaj hidhe në supë duke e përzier vazhdimisht që të mos krijohen kokrriza.

Në fund shto lulet e brokolit që kishe lënë mënjanë dhe lëri të ziejnë edhe 5–7 minuta, derisa të zbuten, por të ruajnë pak teksturë.


Këshilla


  • Përdor lëng perimesh të përgatitur në shtëpi për një shije më të pasur dhe më natyrale.
  • Niseshten përzieje gjithmonë me pak ujë të ftohtë para se ta shtosh në supë. Kështu supa trashet njëtrajtshëm, pa kokrriza.
  • Nëse e preferon më kremoze, mund t'i shtosh edhe pak më shumë pana për gatim sipas dëshirës.
  • Për një aromë ndryshe, provo të shtosh pak spec djegës të bluar ose trumzë të tharë.
  • Kjo supë shkon shumë mirë me bukë të freskët, bukë me hudhër ose krutona krokantë.
  • Nëse të tepron, ruaje në frigorifer deri në 3 ditë dhe ngrohe ngadalë para se ta shërbesh.

Share