Tortë zebra me vanilje dhe kakao

Tortë zebra e butë dhe shumë e shijshme, me kombinimin perfekt të vaniljes dhe kakaos. Një ëmbëlsirë klasike që përgatitet lehtë në shtëpi dhe duket po aq bukur sa edhe ka shije. Ideale për kafe, festa familjare apo një ëmbëlsirë të thjeshtë gjatë fundjavës. 


Përberesit


Për pjesën e bardhë:

  • 370 g miell
  • 2 lugë të vogla pluhur për pjekje
  • 1/2 lugë të vogël kripë
  • 200 g gjalpë në temperaturë dhome
  • 200 g sheqer
  • 4 vezë
  • 2 lugë të vogla vanilje
  • 240 ml qumësht

Për pjesën me kakao:

  • 30 g kakao
  • 20 g sheqer
  • 50 ml qumësht

Këto përzihen me rreth 1/3 e brumit bazë për të krijuar pjesën e errët të tortës zebra.


1. Fillo me përzierjen bazë.
Në një enë site miellin, pluhurin për pjekje, sheqerin vanilje dhe pak kripë.


2. Në një enë tjetër, me një mikser dore, rrih gjalpin me sheqerin derisa masa të bëhet e butë dhe kremoze.


3. Shto vezët një nga një duke i përzier mirë pas çdo veze.


4. Shto gradualisht përzierjen e miellit te masa me gjalpë dhe vezë, duke e përzier lehtë. Pastaj shto qumështin dhe vazhdo përzierjen derisa brumi të bëhet i njëtrajtshëm, pa kokrra mielli.


5. Në një enë tjetër site kakaon. Shto sheqerin dhe qumështin, pastaj përzieji mirë me tel kuzhine derisa të krijohet një masë e trashë dhe e lëmuar me kakao.


6. Merr rreth 1/3 e masës së bardhë dhe shtoje te përzierja me kakao. Përzieje mirë me tel kuzhine derisa të krijohet një masë me ngjyrë kafe dhe pa kokrra.


7. Përgatit një form për torte 24 cm dhe shtroje fundin me letër pjekjeje.



8. Fillo duke hedhur brumin në mes të tavës: vendos 2 lugë nga masa e bardhë, pastaj 1 lugë nga masa me kakao. Vazhdo kështu derisa të mbarojë i gjithë brumi, duke i hedhur gjithmonë njëra mbi tjetrën në qendër që të krijohen vijat karakteristike të tortës zebra.


9. Pjeke tortën në furrë të nxehur paraprakisht në 180°C për rreth 50–60 minuta. Për ta kontrolluar nëse është pjekur, ngul një rremojcë në mes — nëse del e pastër, torta është pjekur.


Lëre tortën të ftohet në temperaturë ambienti para se ta presësh në copa dhe ta shërbesh. Kështu vijat e bukura të zebrës do të duken edhe më mirë gjatë prerjes.

Share