Coleslaw – sallatë kremoze me lakër.

Kjo sallatë kremoze me lakër dhe karota është e freskët, krokante dhe shumë e lehtë për t'u përgatitur. Salca kremoze me majonezë, ajkë dhe mustardë i jep një shije të këndshme dhe e bën një shoqëruese të mirë për mish të pjekur, ushqime në skarë ose një vakt të përditshëm.
Përbërësit
Për sallatën:
Për salcën:
Përgatitja
Hapi 1 – Përgatitja e lakrës dhe karotave
Preje lakrën në fije të holla dhe gri karotat. Vendosi të gjitha në një tas të madh.
Hapi 2 – Përgatitja e salcës
Në një tas të vogël përziej majonezën, ajkën (pavllakun), uthullën e mollës ose lëngun e limonit, sheqerin, mustardën Dijon dhe ujin. Përzieji derisa të krijohet një salcë e njëtrajtshme.
Hapi 3 – Shtimi i salcës
Hidhe salcën mbi lakrën dhe karotat.

Hapi 4 – Përzierja
Përzieje mirë sallatën derisa salca të shpërndahet njëtrajtësisht në të gjithë përbërësit.
Hapi 5 – Rregullimi i shijes
Provoje dhe shto kripë e piper sipas shijes.
Hapi 6 – Ftohja
Lëre sallatën në frigorifer për 15–30 minuta para se ta shërbesh. Kështu shijet bashkohen më mirë.
