Bukë sanduiçi e butë në stil ciabatta

Një bukë sanduiçi e butë dhe e ajrosur, me kore të artë e krokante dhe brendësi të butë. Përgatitet në shtëpi me pak përbërës dhe është shumë e mirë për sanduiçe të ftohta, sanduiçe të ngrohta ose për ta mbushur sipas dëshirës.
Përbërësit
Përgatitja
Hapi 1 – Përgatitja e brumit
Në një tas të madh vendos miellin. Shto majanë e thatë dhe kripën.
Hapi 2 – Shtimi i lëngjeve
Shto qumështin dhe ujin e vakët te mielli. Perziej brumin derisa të bëhet i butë dhe pak ngjitës, por të fillojë të ndahet nga anët e enës.
Këshillë: Nëse brumi del shumë i hollë, shto nga 1 lugë gjelle miell, derisa të arrijë konsistencën e duhur.


Hapi 3 – Fryrja e brumit
Mbuloje enën dhe lëre brumin të vijë për rreth 1 orë, ose derisa të dyfishohet në madhësi.
Këshillë: Në ambient më të ngrohtë brumi fryhet më shpejt, ndërsa në ambient më të freskët mund të ketë nevojë për pak më shumë kohë.

Hapi 4 – Nxjerrja e brumit
Nxirre brumin në një sipërfaqe pune të lagur lehtë. Me duar të lagura shtype butësisht dhe hape në formë drejtkëndëshi. Lëre të pushojë për rreth 15 minuta para se ta ndash.

Hapi 5 – Ndarja e brumit
Ndaje brumin në 10–12 pjesë të barabarta, varësisht sa të mëdha dëshiron t'i bësh bukët.


Hapi 6 – Formimi
Vendosi copat me kujdes mbi letër pjekjeje. Jepu lehtë formë drejtkëndëshe, pa e shtypur brumin dhe pa nxjerrë ajrin e krijuar gjatë fryrjes
Hapi 7 – Farat
Lyeji lehtë bukët me ujë dhe spërkati me fara, si susam ose fara të zeza. Uji ndihmon që farat të ngjiten më mirë dhe krijon një kore më krokante.


Hapi 8 – Pjekja
Piqi në furrë të parangrohur në 240°C për rreth 15 minuta, ose derisa të marrin ngjyrë të artë dhe të kenë kore krokante.

Hapi 9 – Pushimi
Lëri bukët të pushojnë për rreth 10 minuta para se t'i shërbesh.
Si t'i shërbeni
Këto bukë janë shumë të mira për sanduiçe të ftohta ose të ngrohta. Mund t'i mbushni me sallatë, domate, djathë, mish të ftohtë ose me përbërësit që ju pëlqejnë.
Këshilla