🍮 Krem pastiçerie (krem vanilje i butë)


Krem pastiçerie me vanilje, i përgatitur dhe i vendosur në një tas qelqi.

Kremi pastiçerie është një nga bazat më të përdorura në ëmbëlsira. Është i butë, kremoz dhe me shije të këndshme vanilje. Përdoret për torta, eklera, tartë apo edhe si mbushje për petulla dhe ëmbëlsira të tjera. Është shumë i përshtatshëm edhe për Pandispanjë të butë dhe për Kadaif me krem vanilje. 


🧾 Përbërësit


  • 500 ml qumësht
  • 6 të verdha veze
  • 80 g sheqer
  • 1 bisht vanilje ose 2 lugë çaji sheqer vanilje
  • 40 g niseshte misri
  • 50 g gjalpë
Përbërësit për krem pastiçerie me vanilje: qumësht, vezë, gjalpë, sheqer dhe niseshte misri të vendosur në enë të ndryshme.


👨‍🍳 Përgatitja


1.

Ngroh qumështin në një tenxhere në temperaturë mesatare, pa e lënë të vlojë.

Nëse përdor bisht vanilje, shtoje që në fillim dhe lëre të ngrohet bashkë me qumështin për aromë më të theksuar.

Qumësht duke u ngrohur në një tenxhere në temperaturë mesatare për përgatitjen e kremit të pastiçerisë me vanilje.


2.

Në një tas, përziej të verdhat e vezëve me sheqerin derisa masa të bëhet homogjene.

Nëse përdor sheqer vanilje, shtoje në këtë fazë dhe përzieje bashkë me vezët.

Në një tas qelqi, të verdhat e vezëve përzihen me sheqerin derisa masa të bëhet homogjene.


3.

Shto niseshten e misrit dhe përzieje mirë derisa të mos ketë kokrra dhe të tretët.

Në një tas qelqi, niseshteja e misrit shtohet te përzierja e të verdhave të vezëve dhe sheqerit dhe përzihet derisa të tretet plotësisht, pa kokrra.


4.

Hidhe qumështin e ngrohtë gradualisht te përzierja me vezë duke përzier vazhdimisht.

Qumështi i ngrohtë hidhet gradualisht mbi përzierjen e vezëve dhe niseshtesë, ndërsa përzihet vazhdimisht me tel kuzhine.


5.

Ktheje përzierjen në tenxhere dhe ziej në zjarr të ulët duke përzier vazhdimisht derisa kremi të trashet.

Kremi i pastiçerisë gatuhet në një tenxhere në zjarr të ulët, ndërsa përzihet vazhdimisht me tel kuzhine derisa të trashet.


6.

Hiqe nga zjarri dhe shto gjalpin. Përzieje derisa të shkrihet dhe kremi të bëhet i lëmuar.

Krem pastiçerie në tenxhere, ku shtohet gjalpi dhe përzihet me tel kuzhine derisa kremi të shkrihet dhe të bëhet i lëmuar.


7.

Hidhe në një tas dhe mbuloje me qese plastike në sipërfaqe. Lëre të ftohet plotësisht.

Kremi i pastiçerisë është vendosur në një tas dhe është mbuluar me qese plastike që prek sipërfaqen e kremit, për ta lënë të ftohet plotësisht.

Shiko edhe

Nëse dëshironi ta përdorni këtë krem në ëmbëlsira të tjera, shikoni edhe recetën për Pandispanjë të butë ose provoni Kadaif me krem vanilje


💡 Këshilla

  • Përzieje vazhdimisht gjatë zierjës që të mos krijohen kokrra
  • Mos e ziej shumë fort — kremi mund të pritet
  • Qesja plastike mbi sipërfaqe ndalon krijimin e kores-tharjes sipër.