Kek i butë me fara lulëkuqe dhe glazurë çokollate

Kek me fara lulëkuqe dhe glazurë çokollate, i prerë në copa dhe i shërbyer në pjatë.

Ky kek me fara lulëkuqe është i butë, i shijshëm dhe shumë i lehtë për t'u përgatitur. Pas pjekjes laget me qumësht, gjë që e bën edhe më të butë dhe të njomë, ndërsa sipër i shtohet një glazurë e lëmuar me çokollatë. Është një ëmbëlsirë shumë e mirë për ta shërbyer me kafe, çaj ose kur keni mysafirë. 

Përbërësit 

Për kekun: 

  • 3 vezë
  • 160 g sheqer
  • 150 ml qumësht
  • 150 ml vaj
  • 150 g miell
  • 1 lugë çaji sheqer vanilje
  • 1 lugë çaji pluhur pjekjeje
  • 100 g fara lulëkuqe

  • Për glazurën: 

  • 150 g çokollatë
  • 50 g gjalpë
  • 3 lugë gjelle qumësht
  • 1 lugë gjelle kafe e zier (opsionale)
  • Për lagien e kekut: 

    Rreth 6 lugë gjelle qumësht 

    Përgatitja

    Hapi 1: Ngrohe furrën në 180°C, me nxehtësi sipër dhe poshtë. Lyeje një tapsi 20 × 30 cm me pak yndyrë dhe spërkate lehtë me miell. 

    Tepsi 20 × 30 cm duke u lyer me yndyrë para përgatitjes së kekut.
    Tepsi e lyer me yndyrë dhe e spërkatur me miell, gati për brumin e kekut.


    Hapi 2: Rrahi vezët me sheqerin derisa masa të bëhet e çelët dhe e ajrosur. 

    Vezët dhe sheqeri duke u rrahur me mikser në një enë qelqi.


    Hapi 3: Shto qumështin dhe vajin. Përzieji për pak, rreth 20 sekonda

    Qumësht duke u shtuar te masa e vezëve dhe sheqerit.


    Hapi 4: Site miellin bashkë me sheqerin e vaniljes dhe pluhurin për pjekje. Shtoji te masa dhe përzieji derisa brumi të bëhet i njëtrajtshëm, pa kokrriza. 

    Miell duke u situr dhe shtuar te masa e vezëve, sheqerit dhe qumështit.


    Hapi 5: Shto farat e lulëkuqes dhe përzieji butësisht, derisa të shpërndahen njëtrajtësisht në brumë. 

    Farat e lulëkuqes duke u përzier me brumin e kekut.
    Brumi i kekut duke u përzier me farat e lulëkuqes.


    Hapi 6: Hidheni brumin në tepsin e përgatitur 20 × 30 cm dhe piqe në mes të furrës për rreth 25 minuta

    Brumi me fara lulëkuqe duke u hedhur në tepsi para pjekjes.


    Hapi 7: Kontrolloje kekun me një shkop . Nëse del e pastër dhe e thatë, keku është gati. 


    Hapi 8: Sapo ta nxjerrësh nga furra, lage kekun e ngrohtë me rreth 6 lugë gjelle qumësht. Lëre pak që qumështi të përthithet mirë. 

    Kek i pjekur duke u lagur me qumësht me anë të një furçe kuzhine.


    Hapi 9: Shkrije çokollatën, gjalpin, qumështin dhe kafenë në një enë mbi avull ose në zjarr shumë të ulët. Përzieji derisa glazura të bëhet e lëmuar dhe me shkëlqim. 


    Hapi 10: Hidheni glazurën mbi kekun ndërsa është ende i ngrohtë dhe përhape në mënyrë të njëtrajtshme me një shpatull.

    Glazura e çokollatës duke u hedhur mbi kekun e pjekur.


    Hapi 11: Lëre glazurën të mpikset para se ta presësh dhe ta shërbesh. Kekun mund ta ruash në frigorifer deri në 3 ditë