File pule në salcë kremoze me kërpudha

Kjo është një pjatë e shijshme dhe e lehtë për t'u përgatitur, me mish pule të butë dhe salcë kremoze me kërpudha. Salca është e pasur me shije dhe shkon shumë mirë me oriz, makarona ose pure patatesh.
Përbërësit
Përgatitja
Hapi 1 – Përgatitja e mishit të pulës
Preje mishin e pulës për së gjati në dy pjesë. Vendosi copat mes dy fletëve të foljes plastike dhe rrahi me çekiç kuzhine derisa të hollohen dhe të kenë trashësi sa më të njëjtë.

Hapi 2 – Marinimi i mishit
Marinoji copat e mishit me kripë dhe piper të zi nga të dyja anët. Lëri të pushojnë për disa minuta para se t'i skuqësh.

Hapi 3 – Skuqja e mishit të pulës
Nxej një tigan me pak vaj ulliri dhe pak gjalpë. Skuqi 2–3 copa mish pule njëherësh, në temperaturë të lartë, për rreth 2 minuta nga secila anë. Pastaj hiqi nga tigani dhe lëri mënjanë.

Hapi 4 – Skuqja e qepës dhe kërpudhave
Në të njëjtin tigan, kaurdis qepën. Shto hudhrën e shtypur dhe kaurdis shkurt. Hidh pak lëng mishi ose ujë dhe përzieje mirë, që të lirohen shijet e mbetura në fund të tiganit. Shto kërpudhat dhe skuqji për 4–5 minuta, derisa të zbuten dhe të marrin pak ngjyrë.

Hapi 5 – Përgatitja e salcës
Kur kërpudhat të kenë marrë pak ngjyrë, shto 1 lugë çaji pure domatesh dhe përzieje mirë. Hidh ajkën dhe shto gjysmë dege rozmarine të freskët dhe 1 lugë çaji rigon të tharë.
Lëre salcën të ziejë ngadalë për disa minuta, që shijet të përzihen. Në fund, shto kripë dhe piper të zi sipas shijes.

Hapi 6 – Përfundimi i gatimit
Ktheje mishin e pulës në tigan me salcën. Lëre të ziejë ngadalë për 10–15 minuta, derisa pula të jetë gatuar mirë dhe salca të trashet.
Në fund, shto majdanoz të freskët. Shërbeje me oriz, makarona ose pure patatesh.
