Akullore me vanilje me vetëm 4 përbërës

Ka receta që nuk dalin kurrë nga moda, dhe akullorja me vanilje është njëra prej tyre. Me vetëm 4 përbërës të thjeshtë mund të përgatisni në shtëpi një akullore të butë, kremoze dhe plot shije. Nuk ju duhet makinë për akullore, vetëm pak durim derisa të ngrijë. Është perfekte për ditët e nxehta ose kur dëshironi një ëmbëlsirë të freskët dhe të bërë në shtëpi.
Përbërësit
- 6 të verdha vezësh
- 150 g sheqer
- 1 lugë çaji sheqer vanilje
- 500 ml pana për rrahje (Hopla)
1. Rrih vezët me sheqerin
Hidhi të verdhat e vezëve, sheqerin dhe sheqerin e vaniljes në një enë të madhe. Rrihi me mikser për rreth 5–7 minuta, derisa masa të zbardhet, të fryhet dhe të bëhet kremoze.


2. Rrih panën
Në një enë tjetër, rrih panën për rrahje (Hopla) derisa të bëhet e ajrosur dhe të mbajë formën. Mos e rrih më shumë seç duhet, që të ruajë strukturën e butë dhe kremoze.

3. Bashkoji masat
Shto panën e rrahur te masa me të verdhat e vezëve. Përzieji ngadalë me spatul, me lëvizje nga poshtë lart, derisa të bashkohen mirë. Mos e përziej me forcë, që masa të mbetet e lehtë dhe e ajrosur.


4. Fute në ngrirje
Hidhe masën në një enë që mund të futet në ngrirje dhe rrafshoje lehtë sipërfaqen. Mbuloje mirë me folje plastike dhe fute në ngrirje për të paktën 6 orë, ose derisa akullorja të ngrijë plotësisht.

Shërbimi
Shërbeje akulloren me fruta të freskëta, salcë frutash ose me shoqëruesin tënd të preferuar. Para se ta shërbesh, lëre për 5–10 minuta në temperaturë dhome që të zbutet pak dhe të merret më lehtë me lugë.

Këshilla
- Përdor vezë në temperaturë dhome, sepse rrihen më lehtë dhe masa bëhet më e ajrosur.
- Mos e rrih panën më shumë seç duhet, që të ruajë strukturën e butë dhe kremoze.
- Përzieje panën me masën e vezëve ngadalë, me lëvizje nga poshtë lart, që masa të mbetet e ajrosur.
- Mbuloje mirë enën me folje plastike para se ta fusësh në ngrirje. Kjo ndihmon që të mos krijohen kristale akulli.
- Nëse dëshiron, mund të shtosh copëza çokollate, biskota të thërrmuara, karamel ose fruta të freskëta para se ta fusësh në ngrirje.
- Para se ta shërbesh, lëre akulloren 5–10 minuta në temperaturë dhome. Kështu zbutet pak dhe merret më lehtë me lugë.