Byrek spiral me mish

Byrek spiral me mish, i pjekur dhe i artë

Byreku me mish është një nga ato receta që nuk zhgënjen kurrë. I bërë nga fillimi, me petë të holla dhe mbushje të shijshme, rezultati është një byrek krokant jashtë dhe i butë brenda.

Në këtë recetë do të shohësh gjithë procesin hap pas hapi, që ta përgatisësh lehtë edhe në shtëpi.


📝 Përbërësit


Për mbushjen:

  • 800 g mish i grirë viçi
  • 2 qepë të grira imët
  • Kripë dhe piper i zi sipas shijesa
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri


Për brumin:

  • 1 kg miell
  • 1 lugë gjelle kripë
  • 550 ml ujë i vakët


Për lyerje:

  • 150 g gjalpë i shkrirë
  • 100 ml vaj (luledielli ose tjetër)


👨‍🍳 Përgatitja


1. Skuq mishin

Ngroh 2 lugë gjelle vaj në një tigan në zjarr mesatar.

Shto qepët e grira dhe skuqi derisa të zbuten.

Shto mishin e grirë dhe skuqe duke e përzier, derisa të marrë ngjyrë dhe të skuqet mirë.

Gjatë gatimit, copëto mishin me lugë druri që të mos mbetet në copa të mëdha.

Rregullo shijen me kripë dhe piper.

Hiqe nga zjarri dhe lëre mbushjen të ftohet.

Mish i grirë duke u skuqur në tigan me qepë


2. Përgatit brumin

Vendos miellin, kripën dhe ujin e vakët në një enë ose në mikser.

Përziej brumin për rreth 6–7 minuta derisa të bëhet i butë dhe elastik.

Nëse është e nevojshme, shto pak ujë ose pak miell derisa të arrish konsistencën e duhur.

Brumë i butë dhe elastik duke u përgatitur në mikser


3. Vendose brumin në tavolin

Hidhe brumin mbi tavolinën punës të spërkatur lehtë me miell dhe formoje në një top.

Brumë i butë i vendosur mbi tavolinë të spërkatur me miell


4. Ndaje dhe lëre të pushoj brumi

Ndaje brumin në dy pjesë.

Pastaj ndaje në 15 copa (100-110 gr).

Brumë i formuar në një top dhe i lënë të pushojë para ndarjes në copa.
Brumë i ndarë në pjesë dhe i formuar në toptha, gati për hapjen e petëve.


Formo topa dhe mbuloji me një pecetë.

Lëri të pushojnë rreth 10 minuta.

Toptha brumi të mbuluar me pecetë dhe të lënë të pushojnë para hapjes.


5. Përgatit përzierjen për lyerje

Shkrij gjalpin.

Shto vajin dhe përzieji bashkë.

Lëre mënjanë.


6. Hape petën

Hidh pak miell në tavolinë.

Merr një top brumi dhe hape me okllai.

Bëje rreth sa një petë e vogël (si tortilla).

Brumi duke u hapur me okllai mbi tavolinë të spërkatur me miell.


7. Lyeji petët

Vendosi petët në letër për pjekje.

Vazhdo derisa t'i hapësh të gjitha.

Lyeji me përzierjen e gjalpit dhe vajit nga të dyja anët.

Petë të hapura dhe të lyera me përzierje gjalpi dhe vaji, gati për mbushje.
Petët e byrekut të hapura dhe të lyera me vaj, të përgatitura për mbushje


8. Hape petën

Vendose një petë në tavolinë.

shtrije në mes dhe fillo ta hapësh me duar.

Hape brumin nga të gjitha anët derisa të bëhet sa më e hollë që është e mundur.

Petë byreku që hapet me duar mbi tavolinë, duke u shtrirë hollë
Petë byreku e hapur dhe e shtrirë hollë mbi tavolinën e punës.


9. Mbushe me mishë


Vendos mbushjen me mish në një vijë përgjatë anës së poshtme të brumit.

Mish i grirë i gatuar vendoset në një vijë përgjatë anës së petës së byrekut.


Rrotulloje brumin nga ana ku është mbushja derisa të bëhet si rolë.

Prit pak nga pjesa e sipërme e brumit që të mos bëhet kore e fortë.

Petë byreku që rrotullohet me mbushjen e mishit për t’u formuar në role.
Petë byreku e mbështjellë me mbushje, ndërsa duart e rrotullojnë dhe e formojnë në role.


Rrotulloje si spirale dhe vendose në tepsi të lyer me vaj.

Vazhdo njësoj derisa të mbushet tepsia (rreth 7–8 copë për tepsi).

Formimi i byrekut në spirale duke rrotulluar brumin e mbushur me mish.


10. Lyej byrekët

Lyeji mirë sipër me përzierjen e gjalpit dhe vajit para se t'i fusësh në furrë.

Byrekë spiralë me mish duke u lyer me gjalpë dhe vaj para pjekjes.


Piqi në furrë të parangrohur në 240°C për rreth 20 minuta, derisa të bëhen të artë dhe krokantë. 

Byrekë spiralë me mish, të pjekur deri në ngjyrë të artë dhe krokante.


Lëri të pushojnë disa minuta para se t'i shërbesh.

Shërbeji të ngrohtë, sipas dëshirës me kos dhe sallatë.


Këshilla

Përdor mjaftueshëm miell në tavolinë kur hap brumin, që të mos ngjitet, por pa e tepruar.

Lyeje brumin nga të dyja anët për rezultat më të mirë. Fillimisht lyeje sipërfaqen, palose në formë gjysmëhëne, lyeje pjesën që duket, pastaj ktheje dhe lyeje edhe anën tjetër.

Kjo e bën brumin më të butë dhe më elastik dhe më lehtë hapet gjatë punës.