Pesto shtëpie me borzilok dhe parmixhan

Pesto shtëpie me borzilok dhe parmixhan, e shërbyer me pasta dhe borzilok të freskët

Pestoja e bërë në shtëpi përgatitet shumë lehtë dhe ka një shije të freskët dhe të pasur. Me borzilok të freskët, parmixhan, fara pishe dhe vaj ulliri, bëhet për pak minuta dhe shkon shumë mirë me pasta, pulë, peshk, sallata dhe sanduiçe. 


Përbërësit

50 g borzilok i freskët
2 thelpinj hudhre
30–40 g fara pishe
200 ml vaj ulliri
30–40 g parmixhan i grirë
Kripë sipas shijes


Përgatitja 


1. Përgatit peston.

Vendos borzilokun, hudhrën, farat e pishës, parmixhanin dhe vajin e ullirit në blender ose food processor. Bluaji derisa të krijohet një masë e trashë dhe kremoze. Në fund, shto kripë sipas shijes dhe përzieje edhe pak. 


Këshilla

Për një shije më të pasur, farat e pishës mund t'i pjekësh lehtë në tigan para se t'i shtosh në blender.

Ruaje peston në një enë të mbyllur mirë në frigorifer për 4–5 ditë.

Për ta ruajtur ngjyrën e gjelbër më gjatë, hidh sipër një shtresë të hollë vaj ulliri.

Pestoja shkon shumë mirë me pasta, pulë, peshk, sallata dhe sanduiçe.