Sallatë e lehtë me kuskus

Kjo sallatë e lehtë me kuskus është perfekte për ditët e ngrohta ose si shoqëruese për çdo vakt. E shpejtë për t'u përgatitur dhe plot shije të freskëta.
Përbërësit
200 g kuskus
250 ml ujë i nxehtë
1 kastravec
1 spec i kuq
1 spec i gjelbër
domate të vogla (cherry)
2 lugë vaj ulliri
pak lëng limoni
kripë
piper i zi
majdanoz
👨🍳 Përgatitja:
- Vendose kuskusin në një enë
- Shto ujin e nxehtë dhe mbuloje
- Lëre 5 minuta derisa të zbutet
- Pastaj përzieje me pirun që të ndahet mirë
- Prit kastravecin, specat dhe domatet në copa të vogla
- Hidhi te kuskusi
- Shto vajin e ullirit, pak lëng limoni, kripë dhe piper
- Përzieji mirë
- Në fund shto majdanozin
Mundesh me shtu djathë feta ose pulë nëse don diçka më të plotë