Tortë me karrota e butë dhe aromatike

Tortë me karrota e butë me krem të bardhë


Përbërësit


Për tortën:

  • 175 ml vaj (p.sh. vaj luledielli ose ndonjë vaj vegjetal tjetër)
  • 3 vezë
  • 200 g sheqer ngjyrë të kaft
  • 100 g sheqer të zakonshëm
  • 1 lugë çaji sheqer vanilje
  • 300 g miell
  • 2 lugë çaji pluhur për pjekje
  • 2 lugë çaji kanellë
  • ½ lugë çaji sodë buke
  • ½ lugë çaji kripë
  • 60 g arra të grira
  • 250–270 g karrota të grira


Përbërësit për kremin

  • 220 g krem djathi (Philadelphia ose mascarpone), në temperaturë ambienti
  • 60 g gjalpë, në temperaturë ambienti
  • 350 g sheqer pluhur
  • 1 lugë çaji sheqer vanilje
  • 1 lugë gjelle lëng limoni


Për dekorim

  • Arra të grira (sipas dëshirës)


Si përgatitet

1. Rrih vezët, sheqerin dhe sheqerin ngjyrë të kaft së bashku me sheqerin e vaniljes, derisa masa të bëhet e lehtë dhe paksa kremoze.

2. Shto vajin dhe përzieje mirë derisa të bashkohet me masën.

3. Shto miellin, pluhurin për pjekje, kanellën, sodën e bukës dhe kripën. Përzieji lehtë derisa të krijohet një masë e njëtrajtshme.

Përgatitja e brumit për tortë me karrota


4. Shto karrotat e grira dhe arrat, dhe përzieji lehtë derisa të përzihen mirë me masën. 

Brumi me karrota dhe arra duke u përzier


5. Ndaje masën në 2 forma rrethore për tortë (rreth 22 cm), me letër pjekjeje. 

Masë për tortë me karrota në formë rrumbullake për pjekje


6. Pjeki në furrë të ngrohur më parë në 180°C për rreth 25–30 minuta.

Provo me një thikë – nëse del e pastër, torta është gati.

7. Lëri të ftohen në forma për rreth 10 minuta, pastaj nxirri dhe lëri të ftohen plotësisht.

Dy baza të pjekura për tortë me karrota duke u ftohur


Kremi i tortës

1. Rrih kremin e djathit dhe gjalpin derisa të bëhet krem i butë.

2. Shto sheqerin pluhur pak nga pak duke përzier.

3. Shto vaniljen dhe lëngun e limonit dhe përzieje derisa të bëhet krem i butë dhe i lëmuar.

Kremi i tortës me karrota duke u përzier


Montimi i tortës

Vendos njërën petë të tortës në një pjatë.

Lyeje me rreth 1/3 e kremit dhe hape mirë sipër.

Vendos petën tjetër sipër.

Pastaj lyeje gjithë tortën me pjesën tjetër të kremit, edhe sipër edhe anash.

Montimi i tortës me karrota me krem


Sipas dëshirës, mund ta dekorosh tortën anash me arra të grira. 

Tortë me karrota e dekoruar me arra të grira