Si të bësh bukë hamburgeri perfekte në shtëpi

Bukë hamburgeri të buta, të pjekura në shtëpi, me susam sipër

Bukët e hamburgerit të bëra në shtëpi bëjnë një ndryshim të madh në shije. Ato janë më të buta, më të freskëta dhe shumë më të shijshme se ato të gatshmet nga dyqani. Kur i përgatit vetë, kontrollon çdo hap dhe merr një rezultat me strukturë të lehtë dhe një brendësi të butë, të kombinuar me një sipërfaqe të artë dhe pak krokante.

Kjo recetë është e thjeshtë dhe funksionon shumë mirë për çdo lloj hamburgeri – qoftë klasik, me pulë apo edhe vegjetarian. Me pak përbërës bazë dhe pak kohë për fryrje, mund të përgatisësh bukë që e çojnë çdo burger në një nivel tjetër.

Nëse po kërkon një mënyrë të sigurt për të bërë bukë hamburgeri të buta dhe të suksesshme çdo herë, kjo është receta që duhet provuar.


Përbërësit:


  • 550 g miell
  • 300 ml qumësht i vakët
  • 50 ml ujë i vakët
  • 1 lugë gjelle sheqer
  • 2 lugë çaji kripë
  • 1 lugë gjelle maja e thatë
  • 50 g gjalpë i butë (në temperaturë dhome)


Për lyerje:


  • 1 vezë
  • fara susami (sipas dëshirës)


Si përgatitet:

Ngroh qumështin derisa të jetë i vakët (jo i nxehtë).

Vendos të gjithë përbërësit në një enë për përzierje, përveç gjalpit të butë.

Përbërësit e bukës së hamburgerit duke u hedhur në enë për përzierje


Vazhdo ta përziesh brumin për rreth 2 minuta.

Pasi ta kesh përzier për 2 minuta, shto gjalpin e butë dhe vazhdo përzierjen edhe për rreth 5 minuta.

Shtimi i gjalpit të butë në brumin e hamburgerit


Vazhdo ta përziesh brumin derisa të bëhet i lëmuar, elastik dhe të shkëputet lehtësisht nga ena.

Nëse është e nevojshme, shto pak miell ose ujë (nga 1 lugë gjelle çdo herë). Deri sa të fitosh konsistencën e duhur

Brumi i butë dhe elastik për bukë hamburgeri në mikser


Mbulo enën me qese plastike dhe lëre brumin të vijë derisa të dyfishohet në madhësi.

Hedh pak miell mbi sipërfaqen e punës dhe nxirr brumin mbi tavolinë.

Ndarja e brumit në pjesë të barabarta për formimin e simiteve të hamburgerit


Ndaje brumin në 10–12 pjesë të barabarta dhe formoji në toptha të rrumbullakët.

Mbuloji me një pecetë kuzhine dhe lëri të pushojnë për rreth 30 minuta.

Toptha brumi të rrumbullakët për bukë hamburgeri, të lënë të pushojnë para pjekjes


Shtypi pak topthat me dorë që të bëhen të sheshta dhe vendosi në tepsi me letër pjekjeje. 

Toptha brumi të shtypur dhe të vendosur në tepsi me letër pjekjeje


Mbuloji prap me pecetë dhe lëri edhe 15–20 minuta të fryhën para pjekjes.


Lyerja dhe pjekja


Lyeji lehtë me vezë dhe hidh pak susam sipër. 

Brumë hamburgeri i sheshuar, i lyer me vezë dhe i spërkatur me susam, gati për pjekje.


Futi në furrë në 220°C për rreth 15–20 minuta, derisa të marrin ngjyrë të bukur të artë. 

Bukët e hamburgerit duke u pjekur në furrë në 220°C, derisa të marrin ngjyrë të bukur të artë.


Lëri të ftohen pak para se ti përdorësh. 


Këshilla


Për më shumë butësi, mbuloji me pecetë sapo të dalin nga furra.

Nëse nuk i përdor menjëherë, mund t'i ngrish dhe t'i nxjerrësh kur të duhen.

Të sapopjekura, bukët e hamburgerit me ngjyrë të artë dhe susam sipër.