Tortë Tiramisu me Pandispanjë – e butë, kremoze dhe perfekte

Tortë tiramisu me pandispanjë, krem mascarpone dhe kakao

Kjo tortë tiramisu me pandispanjë është një version pak më ndryshe nga tiramisu klasik, por po aq e shijshme. Në këtë recetë përdorim pandispanjë të butë (recetën e gjen këtu),👉 Pandispanjë e butë – receta bazë (20, 22 dhe 24 cm) e cila laget me kafe dhe kombinohet perfekt me kremin e butë me mascarpone. Rezultati është një tortë kremoze, e lehtë dhe shumë elegante – perfekte për çdo rast.


Përbërësit

  • 1 pandispanjë (22 cm), e ndarë në 3 shtresa

Mund të përdorni edhe pandispanjë shtëpie – recetën e gjeni këtu 👉Pandispanjë e butë – receta bazë (20, 22 dhe 24 cm)


Përzierja e kafesë

  • 2 dl kafe e fortë


Kremi

  • 500 g krem djathi (Philadelphia)
  • 150 g sheqer
  • 3 të verdha veze
  • 300 ml ajkë për rrahje (krem pana)
  • 50 g sheqer pluhur
  • 2 lugë çaji sheqer vanilje
Përbërësit për kremin e tortës tiramisu me pandispanjë, me krem djathi Philadelphia, sheqer, të verdha veze, ajkë për rrahje dhe sheqer vanilje.


1. Shtoni krem djathin (Philadelphia), sheqerin dhe të verdhat e vezëve në një tas të madh. 

Krem djathi dhe të verdha veze në një tas të madh, duke u përgatitur për kremin e tortës tiramisu.


2. Rrihini mirë derisa të formohet një krem i butë dhe homogjen. 

Kremi duke u rrahur me mikser derisa të bëhet i butë dhe homogjen.


3. Në një tas tjetër, rrihni ajkën për rrahje (krem pana) me sheqerin pluhur dhe sheqerin e vaniljes derisa të bëhet e qëndrueshme.

4. Shtoni ajkën e rrahur tek përzierja me krem djathi dhe përziejeni me kujdes derisa të kombinohen mirë. 

Kremi duke u përzier me ajkën e rrahur në një tas, për të krijuar kremin e tortës tiramisu.


5. Vendosni shtresën e parë të pandispanjës në formë.

Lyejeni mirë me kafe të fortë derisa të njomet dhe të bëhet e butë.

Pandispanja në formë dhe kremi tiramisu, me pandispanjën që lyhet me kafe të fortë para montimit të tortës.


6. Vendosni një shtresë kremi mbi pandispanjë dhe përhapeni në mënyrë të njëtrajtshme. 

Përhapja e kremit mbi shtresën e pandispanjës për përgatitjen e tortës tiramisu.


7. Vendosni shtresën e dytë të pandispanjës sipër.

Lyejeni përsëri me kafe dhe shtoni një shtresë tjetër kremi, duke e përhapur njëtrajtshëm.


8. Vendosni shtresën e fundit të pandispanjës sipër.

Lyejeni lehtë edhe këtë me kafe.

Vendosja e shtresës së fundit të pandispanjës dhe përgatitja e kremit për shtresën tjetër të tortës tiramisu.


9. Përhapni pjesën e mbetur të kremit në mënyrë të njëtrajtshme mbi sipërfaqen e tortës. 

Kremi i mbetur përhapet në mënyrë të njëtrajtshme mbi sipërfaqen e tortës tiramisu.


10. Vendoseni tortën në frigorifer për të paktën 3–4 orë, ose më mirë gjatë natës. Para servirjes, spërkateni me kakao. 

Tortë tiramisu me pandispanjë e prerë në feta, e spërkatur me kakao dhe e gatshme për servirje.