Fondant çokollate perfekt në shtëpi (me pak përbërës) 

Fondant çokollate me zemër të lëngshme, i pudrosur me sheqer pluhur dhe i shërbyer me luleshtrydhe.

Ky fondant çokollate është një nga ato receta që duket sikur është nga restoranti, por në fakt bëhet shumë lehtë në shtëpi. Jashtë del pak i pjekur, ndërsa brenda mbetet i butë dhe me çokollatë që rrjedh sapo e hap. Nuk duhen shumë përbërës dhe as shumë kohë, mjafton të ndjekësh hapat dhe rezultati del perfekt çdo herë. Ideale kur do diçka të shpejtë, por që duket "wow" në tavolinë.


Përbërësit:


  • 125 g gjalp
  • 150 g çokollatë
  • 125 g sheqer
  • 85 g miell
  • 1 lugë çaji sheqer vanilje
  • 4 vezë


Përgatitja


1. Shkrirja e gjalpit dhe çokollatës

Shkrije gjalpin në një tenxhere të vogël në temperaturë të ulët. Kur të jetë shkrirë, shto çokollatën e prerë në copa dhe përzieje vazhdimisht derisa të shkrihet plotësisht. Duhet të marrësh një masë të lëmuar dhe të njëtrajtshme.

Shkrirja e gjalpit dhe çokollatës në tenxhere për përgatitjen e fondantit me zemër të lëngshme.


2. Shto miellin dhe sheqerin

Shto sheqerin dhe sheqerin e vaniljes në masën e çokollatës së shkrirë dhe përzieji derisa të shkrihen mirë. Pastaj shto miellin dhe përzieje derisa sa masa të bëhet e njëtrajtshme dhe pa kokra.

Masë çokollate e shkrirë në një tigan, ku po shtohet miell dhe po përzihet me një spatulë silikoni. Në sfond duken sheqeri dhe përbërës të tjerë të përgatitur.


3. Shtimi i vezëve

Shto vezët një nga një në masë, duke përzier mirë pas çdo veze. Vazhdo derisa masa të bëhet e lëmuar dhe e njëtrajtshme.

Një vezë po shtohet në masën e çokollatës së shkrirë në një tas, ndërsa në sfond shihen përbërës të tjerë të përgatitur.


4. Përgatitja e formave

Lyji format e vogla mirë me gjalpë dhe spërkat pak kakao (ose miell), që ëmbëlsira të mos ngjitet. Shkunde lehtë që të shpërndahet njëtrajtshëm dhe hiq tepricën.


Forma të vogla për fondant çokollate të lyera me gjalpë dhe të spërkatura me kakao, ndërsa njëra prej tyre mbahet në dorë për t’u kontrolluar.
Dy forma të vogla qeramike të pluhurosura me kakao, të përgatitura për pjekjen e fondantit të çokollatës.


5. Mbushja e formave

Ndaje masën në format e përgatitura dhe mbushi pothuajse deri në buzë.

Masë çokollate e lëngshme po hidhet me lugë në një formë të vogël qeramike, ndërsa disa forma të tjera janë tashmë të mbushura me masë çokollate.


6. Pjekja

Vendosi format në një tepsi dhe piqi në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 10–12 minuta.

Forma të mbushura me masën e fondantit me çokollatë, duke u pjekur në furrë të parangrohur në 200°C.


Shërbeji menjëherë sa janë ende të ngrohta, kur brenda janë të buta dhe pak të lëngshme – kështu janë më të mira. 

Katër fondantë çokollate të pjekur në forma të vogla qeramike, të vendosura në një tepsi. Sipërfaqja është e pjekur dhe e çarë lehtë, ndërsa brenda mbeten të butë dhe pak të lëngshëm.


Shiko edhe

Fondanti i çokollatës shkon shumë mirë i shërbyer i ngrohtë me akullore. Shikoni edhe recetën për Akullore me vanilje.