Qofte të mbushura me djathë feta

Përbërësit
- 1.5 kg mish i grirë
- 3 qepë mesatare, të grira imët
- 1 lugë gjelle kripë
- 1–1.5 lugë çaji piper i zi
- 1 lugë gjelle spec i kuq pluhur
- 2 lugë çaji sodë buke
- 1 lugë gjelle spec djegës me fara (opsionale)
- Majdanoz i freskët, i grirë
- Djathë feta për mbushje
Përgatitja
1. Përgatit masën e mishit.
Vendos mishin në një enë të madhe dhe shto qepët, kripën, piperin, specin pluhur, sodën e bukës, specin djegës dhe majdanozin. Përzieji mirë me dorë derisa gjithçka të bashkohet mirë.


2. Lëre mishin të pushojë.
Mbuloje dhe lëre në frigorifer për rreth 2 orë, që soda e bukës të veprojë dhe mishi të lidhet mirë me erëzat.
3. Mbushi dhe formoji qoftet.
Ndaje mishin në pjesë rreth 200–220 g secila. Merr një pjesë dhe hape me dorë derisa të bëhet e sheshtë. Vendos 3–4 copa të vogla djathë feta në mes, pastaj bashko dy anët e mishit mbi djathë dhe shtypi mirë me gishta aty ku bashkohen, që qoftja të mbyllet plotësisht. Në fund, jepi formë gjysmëhëne dhe shtype lehtë me dorë, që të jetë pak e rrafshët dhe të piqet mirë edhe brenda.

4. Piqi qoftet.
Piqi në tigan ose në grill derisa të marrin ngjyrë të bukur dhe të jenë pjekur mirë edhe brenda.

Shërbimi
Shërbeji të ngrohta me patate të pjekura, sallatë të freskët dhe pak tzatziki.
Këshilla
- Lëre mishin të pushojë në frigorifer për rreth 2 orë, sepse kështu soda e bukës vepron dhe masa lidhet më mirë.
- Për një rezultat më të mirë, qepën grije imët që të përzihet mirë me mishin.
- Lagi pak duart me ujë gjatë formimit të qofteve, që mishi të mos të ngjitet në duar.
- Erëzat mund t'i përshtatësh sipas shijes.
- Mund t'i pjekësh qoftet si në grill, ashtu edhe në tigan.