Tortë zebra me vanilje dhe kakao

Tortë zebra me vanilje dhe kakao, e prerë në feta me vijat karakteristike të zebrës

Kjo tortë zebra është e butë, e shijshme dhe përgatitet lehtë në shtëpi. Kombinimi i vaniljes dhe kakaos i jep një shije shumë të mirë, ndërsa vijat karakteristike të zebrës e bëjnë tortën të duket bukur edhe kur e pret. Është shumë e mirë për kafe, për mysafirë ose për një ëmbëlsirë në fundjavë. 


Përbërësit


Për pjesën e bardhë

370 g miell
2 lugë të vogla pluhur për pjekje
½ lugë e vogël kripë
200 g gjalpë në temperaturë dhome
200 g sheqer
4 vezë
2 lugë të vogla vanilje sheqer
240 ml qumësht

Për pjesën me kakao

30 g kakao
20 g sheqer
50 ml qumësht

Këta përbërës përzihen me rreth 1/3 e brumit bazë për të krijuar pjesën me kakao.

Përgatitja

1. Përgatit përzierjen bazë.

Në një enë site miellin, pluhurin për pjekje, sheqerin vanilje dhe kripën. Përzieji mirë që përbërësit të shpërndahen. 

2. Rrih gjalpin me sheqerin.

Në një enë tjetër, rrih gjalpin dhe sheqerin me mikser dore derisa masa të bëhet e butë dhe kremoze. 

Gjalpë dhe sheqer në një enë, gati për t’u rrahur për përgatitjen e tortës zebra


3. Shto vezët.

Shto vezët një nga një te masa e gjalpit dhe sheqerit, duke e përzier mirë pas çdo veze. 

Vezë duke u shtuar te përzierja e gjalpit dhe sheqerit për tortën zebra


4. Shto miellin dhe qumështin.

Shto gradualisht përzierjen e miellit te masa me gjalpë dhe vezë, duke e përzier lehtë. Pastaj shto qumështin dhe vazhdo përzierjen derisa të krijohet një brum i butë dhe pa kokrra mielli. 

Miell duke u shtuar te përzierja e gjalpit, sheqerit dhe vezëve për tortën zebra


5. Përgatit masën me kakao.

Në një enë tjetër site kakaon. Shto sheqerin dhe qumështin, pastaj përzieji mirë me tel kuzhine derisa të krijohet një masë e trashë dhe e lëmuar me kakao. 

Masë me kakao e përgatitur për tortën zebra


6. Përgatit masën me kakao.

Merr rreth 1/3 e brumit të bardhë dhe shtoje te përzierja me kakao. Përzieje mirë me tel kuzhine derisa të krijohet një masë kafe, e lëmuar dhe pa kokrra.

Masa e bardhë e tortës zebra duke u shtuar te masa me kakao


7. Përgatit tepsinë.

Merr një formë për tortë me diametër 24 cm dhe shtroje fundin me letër pjekjeje. 


8. Formo vijat e tortës zebra.

Hidh brumin në qendër të formës, duke vendosur fillimisht 2 lugë nga masa e bardhë dhe pastaj 1 lugë nga masa me kakao. Vazhdo t'i hedhësh me radhë, gjithmonë njëra mbi tjetrën në qendër. Masa do të përhapet vetë drejt anëve dhe do të krijojë vijat karakteristike të tortës zebra. 

Brumë i bardhë dhe me kakao duke u vendosur njëra mbi tjetrën në qendër të formës për tortën zebra
Brumë i bardhë dhe me kakao duke u hedhur në qendër të formës dhe duke formuar vijat e tortës zebra


9. Pjeke tortën.

Pjeke në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 50–60 minuta. Për të kontrolluar nëse është pjekur, ngule një rremojcë në mes të tortës. Nëse del e pastër, torta është gati.

Lëre të ftohet në temperaturë ambienti para se ta presësh në copa dhe ta shërbesh. Kështu vijat e zebrës do të duken më bukur kur ta presësh.

Tortë zebra me vanilje dhe kakao, e pjekur në furrë dhe me vijat karakteristike sipër
Tortë zebra me vanilje dhe kakao, e prerë në feta dhe e shërbyer në pjatë


Këshilla


Përdor gjalpë në temperaturë dhome, sepse përzihet më mirë me sheqerin dhe masa del më e butë.

Mos e përziej brumin më shumë seç duhet pasi të shtosh miellin. Përzieje vetëm sa të bashkohen përbërësit, që torta të mbetet e butë.

Kur formon vijat e zebrës, hidh gjithmonë masën në qendër të formës dhe mos e lëviz me lugë. Brumi përhapet vetë dhe kështu vijat dalin më të rregullta.

Mos e hap furrën gjatë pjesës së parë të pjekjes, sepse torta mund të ulet.

Lëre tortën të ftohet plotësisht para se ta presësh. Kështu fetat dalin më bukur dhe vijat e zebrës duken më qartë.