Kek me fara lulekuqe dhe glazurë çokollate (recetë e thjeshtë)

Copë keku me fara lulëkuqeje dhe glazurë çokollate, e shërbyer në pjatë.

Një kek shumë i butë dhe i shijshëm me fara lulekuqe, i mbuluar me glazurë çokollate. Bëhet lehtë në shtëpi dhe është perfekt për kafe, mysafirë apo kur do diçka të ëmbël gjatë ditës.


📝 Përbërësit


Për kekun:

  • 3 vezë
  • 160 g sheqer
  • 150 ml qumësht
  • 150 ml vaj (vaj vegjetal)
  • 150 g miell
  • 1 lugë çaji sheqer vanilje
  • 1 lugë çaji pluhur pjekës
  • 100 g fara lulekuqe


Për glazurën:

  • 150 g çokollatë
  • 50 g gjalpë
  • 3 lugë gjelle qumësht
  • 1 lugë gjelle kafe (opsionale)


👨‍🍳 Përgatitja


1. Ngroh furrën në 180°C (sipër-poshtë). Lyej me vaj një tepsi (rreth 20x30 cm) dhe spërkate lehtë me pak miell.

Tepsi e lyer me vaj për përgatitjen e kekut me fara lulëkuqeje.
Tepsi duke u spërkatur me miell, për përgatitjen e kekut me fara lulëkuqeje.

2. Rrih vezët me sheqerin derisa të zbardhën dhe fryhen pakë. 

Vezë dhe sheqer duke u rrahur me mikser në një tas, derisa masa të bëhet e çelët dhe e fryrë.


3. Shto qumështin dhe vajin, dhe përziej pak (rreth 20 sekonda). 

Qumësht duke u shtuar në masën e vezëve dhe sheqerit, gjatë përgatitjes së brumit për kek.


4. Shto miellin, sheqerin e vaniljes dhe pluhurin për pjekje (duke e situr), dhe përziej derisa masa të bëhet e njëtrajtshme pa kokrra. 

Miellin dhe pluhurin për pjekje duke u situr mbi masën e kekut.


5. Shto farat e lulekuqes dhe përziej lehtë derisa të shpërndahen mirë në masë. 

Farat e lulekuqes duke u shtuar dhe përzier lehtë në masën e kekut.
Brumi i kekut me fara lulekuqe duke u përzier derisa të bëhet homogjen.


6. Hidhe masën në një tepsi 20x30 cm dhe piqe në mes të furrës për rreth 25 minuta. 

Brumi i kekut duke u hedhur në tepsi të përgatitur për pjekje.

7. Provoje me një thikë – nëse del e pastër, keku është gati.


8. Sapo keku të dalë nga furra, lyeje menjëherë me rreth 6 lugë gjelle qumësht.

Lëre disa minuta që ta thithë mirë, kështu bëhet shumë më i butë dhe i lëngshëm.

Keku sapo ka dalë nga furra dhe lyhet me qumësht duke përdorur një furçë kuzhine.

9. Shkrij çokolladën, gjalpin, qumështin dhe (nëse dëshiron) kafen në banjë uji ose në zjarr shumë të ulët.

Përzieje derisa të bëhet një glazurë e lëmuar dhe me shkëlqim.

Hidhe mbi kekun ende të ngrohtë dhe shpërndaje njëtrajtshëm.

Kek me fara lulëkuqe në tepsi duke u mbuluar me glazurë çokollate të shkrirë.

10. Lëre të ftohet derisa glazura të mpikset para se ta presësh dhe ta shërbesh. 

Kek me fara lulëkuqe dhe glazurë çokollate i shërbyer në pjatë, duke u ndarë me pirun.


💡 Këshilla

Lëre kekun të ftohet plotësisht para prerjes.

Ruaje në frigorifer deri në 3 ditë. Para servirjes mund ta nxjerrësh pak më herët që të zbutet dhe të jetë më i shijshëm.