Pandispanjë e butë – receta bazë (20, 22 dhe 24 cm)

Ky pandispanjë del i lehtë dhe i butë çdo herë.
Është perfekt si bazë për torta me krem, fruta ose mousse.
Receta është e thjeshtë dhe mund ta përdorësh për forma 20, 22 dhe 24 cm.
Del i ajrosur dhe i qëndrueshëm për prerje.
Mund ta përdorësh edhe si bazë për ëmbëlsira me krem pastiçerie ose për Tortë Tiramisu me pandispanjë – e butë, kremoze dhe perfekte.
Përbërësit (forma 22 cm – receta bazë)
- 5 vezë (në temperaturë dhome)
- 140 g sheqer
- 130 g miell
- 1 lugë çaji pluhur pjekës
- ½ lugë çaji kripë
- 1 lugë çaji sheqer vanilje
Përshtatje për forma të tjera
Formë 20 cm:
- 4 vezë
- 110 g sheqer
- 100 g miell
- 1 lugë çaji pluhur pjekës
- pak kripë
- 1 lugë çaji sheqer vanilje
Formë 24 cm:
- 6 vezë
- 170 g sheqer
- 155 g miell
- 2 lugë çaji pluhur pjekës
- ½ lugë çaji kripë
- 2 lugë çaji sheqer vanilje
Përgatitja
1. Ngrohe furrën
Ngrohe furrën në 160°C.
Përgatit një formë (22 cm) dhe vendos letër pjekjeje në fund.
2. Rrih vezët dhe sheqerin
Rrihi vezët me sheqerin për 8–10 minuta, derisa masa të bëhet e hapur, e trashë dhe e fryrë.
Kur ta ngrish mikserin, duhet të lërë gjurmë mbi masë.

3. Përziej përbërësit e thatë
Sitë miellin bashkë me pluhurin për pjekje, kripën dhe vaniljen.
Shtoje te masa e vezëve dhe përzieje lehtë me spatul, nga poshtë lart.
Mos e përziej shumë – vetëm sa të bashkohen përbërësit.
Masa duhet të mbetet e butë dhe me ajër.

4. Hidhe në formë
Hidhe masën në formën e përgatitur.
Rrafshoje pak sipër me spatul.
Përplase lehtë formën në tavolinë 1–2 herë që të dalin flluskat e mëdha.

5. Pjekja
Piqe në 160°C (me ventilim), në mes të furrës për 35–40 minuta.
Mos e hap furrën 25 minutat e para.
Është gati kur sipër merr ngjyrë të artë dhe kur një shkop del i thatë.
6. Ftohja
Lëre në formë për 10 minuta.
Kalo një thikë rreth formes dhe nxirre nga forma.
Lëre të ftohet plotësisht para se ta presësh.

Nëse po përgatit një tortë me këtë pandispanjë, shikoni edhe recetën për Krem pastiçerie (krem vanilje i butë) ose Tortë Tiramisu me pandispanjë – e butë, kremoze dhe perfekte.